Raporti – Shqipëria progres në ekonomi, BB: Rritje ndër më të lartat në rajon

Shqipëria ka shënuar progres në drejtim të ekonomisë përgjatë vitit që lamë pas me një rritje prej 3.5%, ndër më të lartat në rajon.

Të dhënat u publikuan nga Banka Botërore në raportin e saj vjetor për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Sipas BB, Ka vazhduar rritja e konsolidimit fiskal në 2016.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Ellen Goldstein, tha se: “Shqipëria ka zbatuar reformat ne menyre energjike”.

Sipas saj, rritja dhe punesimi u rriten veçanerisht ne vende qe kane shenuar progres te rendesishem ne uljen e defiçitit, duke adresuar probleme te trasheguara  te nje shteti te madh dhe joefikas.

Ndërkohë drejtuesi i ekipit për Ballkanin Perëndimor,   Marco Hernandez ngriti shqetësimin se “krizat politike do të ngadalësojnë reformat dhe rritjen ekonomike”.

Sipas të dhënave të BB, rritja rajonale ekonomike për 2016 ishte 2.8%, ndërsa për 2017 parashikohet  3.2 % .

SHKARKO APP