Raporti urgjent i ODIHR për financimin e partive: Të ndalohen donacionet e fshehura dhe të rritet kontrolli i KQZ

ODIHR ka publikuar një opinion provizor mbi projektligjin e ri për financimin e partive politike në Shqipëri, duke kërkuar më shumë transparencë dhe kontrolle më të forta mbi donacionet.

Raporti vë theksin edhe te financimi publik. ODIHR rekomandon që të përcaktohen kritere të qarta dhe transparente për shpërndarjen e fondeve publike, sidomos për fondet që lidhen me promovimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve. Po ashtu, kërkohet përcaktim më i qartë i rregullave për aksesin falas të partive politike në mediat publike gjatë fushatave zgjedhore.

Sa i përket transparencës, ODIHR kërkon që raportet financiare të partive dhe audituesve të publikohen pa vonesa dhe të mbeten të aksesueshme për publikun për një periudhë të gjatë kohore. Në raport rekomandohet edhe krijimi i një sistemi elektronik raportimi, me bazat kryesore të përcaktuara në ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e rëndësishme e opinionit lidhet me fuqizimin e rolit të KQZ-së. ODIHR kërkon sqarim të kompetencave hetimore të institucionit, mekanizma bashkëpunimi me institucione të tjera dhe garantimin e aksesit publik në të dhënat për financimin e partive politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?