Raportoi lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës, rrëfehet gazetari italian: Më kanë kërcënuar me jetë

Gazetari italian, Valerio Cataldi ka zbuluar për herë të parë se ka marrë kërcënime për jetën pas emisionit që ka bërë për lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me trafikun e drogës.

Deklaratën Cataldi e bëri gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Fuori TG”, ku flitej për paketën anti-shpifje të qeverisë “Rama”. Duke diskutuar nëse kjo paketë cenon lirinë e mediave, gazetari pranoi se ai vetë kërcënuar për shkak të lajmeve për Tahirin, të cilat janë cilësuar të rreme.

“Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Faktet e transmetuara në emisionin tonë u quajtën lajme të rreme”, tha ndër të tjera Cataldi.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni lidhjen e plotë telefonike të Valerio Cataldit, ku afër minutës së 10-të, ai pranon edhe kërcënimin.

SHKARKO APP