Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag pritet nga Berisha në PD, Beyer: Diskutuam për integrimin në BE

Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me deputetin e CDU-së në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Duke folur për mediat, Berisha tha se gjatë takimit ka informuar raportuesin për Shqipërinë në CDU-së, për situatën në vend. ”Qëndrimet e opozitës janë të qarta dhe se qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë”,-tha Berisha. Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer u shpreh i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me sistemin e drejtësisë. Në një prononcim për mediat, Beyer tha se Shqipëria lakohet si një vend në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por theksoi se nga këndvështrimi i Berlinit ekzistojnë edhe disa sfida, veçanërisht në lidhje me sistemin e drejtësisë. Beyer vlerësoi rolin e një opozite të fortë në demokraci dhe shprehu mbështetjen e Gjermanisë për bashkëpunim të mëtejshëm me Partinë Demokratike në kuadër të familjes politike të Partia Popullore Evropiane dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Prononcimi i plotë nga Peter Beyer

Faleminderit shumë për mikpritjen mesdhetare, zoti kryetar, doktor Berisha. Sapo patëm një bisedë shumë frytdhënëse dhe konstruktive. Diskutuam për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, një vend që shpeshherë përmendet si një nga vendet kryesuese në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, nga këndvështrimi i Berlinit, ne shohim gjithashtu disa sfida dhe zhvillime të fundit në këtë vend, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë.
Unë personalisht e kam shoqëruar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Shqipëri në muajin nëntor. Gjatë asaj vizite ne vizituam edhe SPAK-un dhe zhvilluam biseda me disa përfaqësues të tij, si edhe me anëtarë të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vizitë që po zhvillojmë këto ditë, unë kam mbërritur këtu të dielën në mbrëmje dhe do të largohem nga ky vend i bukur, Shqipëria, nesër, është në fakt një mision zyrtar vijues pas vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman në këtë vend. Në diskutimet tona kemi trajtuar disa nga sfidat që ekzistojnë. Si qeveri gjermane, edhe pse unë personalisht nuk jam pjesë e qeverisë, por i përkas partisë së kancelarit, ne gjithashtu i përkasim familjes politike të Partisë Popullore Europiane (EPP). Kjo do të thotë se kemi një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë përgëzoj Partinë Demokratike të Shqipërisë që qëndron fort për vlerat dhe parimet themelore, si dhe për kriteret e Kopenhagës. Këto kritere nuk janë shpikur për të detyruar apo për të ushtruar presion mbi askënd, por për të qenë shumë produktive dhe shumë të dobishme për shoqërinë dhe për qytetarët e Shqipërisë. Këto ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit që patëm. Një Parti Demokratike e fortë dhe një opozitë e fortë janë thelbësore për të ardhmen e demokracisë në këtë vend.

Prandaj ne shtrijmë një dorë bashkëpunimi dhe ofrojmë mbështetjen tonë. Diskutuam gjithashtu se çfarë mund të bëjmë më shumë për të siguruar një perspektivë shumë të mirë dhe një të ardhme të mirë për Shqipërinë, për popullin shqiptar dhe për sistemin politik të këtij vendi. Kjo, sigurisht, lidhet edhe me nevojën për një qasje shumë të qartë, transparente dhe të hapur sa i përket sistemit të drejtësisë në këtë vend. Për këtë kemi folur dhe kemi shqyrtuar se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku për përmirësimin dhe për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Unë jam gjithmonë i lumtur të jem në këtë vend dhe do të rikthehem përsëri.

Jam gjithashtu shumë i lumtur që javën e ardhshme do të mirëpres dhe do të pres në Berlin disa nga deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, mes tyre edhe zonjën Jorida Tabaku. Ku jeni, Jorida? Miq të mirë. Ju jeni këtu. Kemi një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi dhe miqësie dhe punojmë së bashku drejt integrimit europian. Dhe kjo është baza, themeli mbi të cilin mbështetet miqësia jonë. Faleminderit shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?