Reagimi/Merkel i kundërpërgjigjet Trumpit

Fati i Evropës shtrihet në duart e vetë evropianëve, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një kundërpërgjigje ndaj komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili kishte thënë se beson se edhe vendet tjera do të dilnin nga BE-ja pas Britanisë së Madhe.

“Mendoj se evropianët e kanë fatin tonë në duart e tyre,” ka thënë Merkel para gazetarëve, transmeton.

E pyetur rreth kritikave të Trumpit bërë politikës së saj për refugjatët, Merkeli tha: “Personalisht po pres për inaugurimin e presidentit amerikan. Pastaj, natyrisht se do të punojmë me të në të gjitha nivelet.

Trump trondit Europën: NATO është e panevojshme

SHKARKO APP