Reagon Berisha për atentatin në Shkodër: Qytetin po e sundojnë bandat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Reagimi i plotë i Berishës: 

Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafeneje breshëritë u morën jetën dy personave, dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij. Katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?