Reagon ministrja e Shëndetsisë, Spahiu pas statusit të Gazmend Bardhit

Reagon ministrja e Shëndetsisë, Klodiana Spahiu pas një statusi të Gazmend Bardhit, shefi i grupit të deputetëve të PD.
Ministrja Spahiu shkruan: “Z. Bardh Spahia ka pyetur publikisht për emërimin e Yllka Kukalajt. Ka të drejtë të pyesë. Unë kam detyrë të përgjigjem.
Pse Yllka Kukalaj?
Sepse në atë detyrë nuk më duhet dikush që ta mësojë punën. Më duhet dikush që e njeh atë.
Yllka Kukalaj është ekonomiste. Ka drejtuar sektorin e buxhetit dhe pagave në bashkinë e Krujës, pastaj spitalin e qytetit, për vite, si titullare e autoritetit kontraktor.
Në atë spital ishte kur ra tërmeti, kur erdhi pandemia, kur u rindërtua godina dhe aty e kam njohur në punë.
Kush e ka kaluar këtë rrugë të shërbimit e di sa kushton një shtrat dhe sa kushton një pajisje.
Atyre që thonë se Yllka Kukalaj qenka “anonime” i them po, me siguri është anonime për kafenetë politike të Tiranës. Nuk është anonime për spitalin që ka drejtuar, për mijëra pacientët që janë shërbyer dhe për peshën e madhe të përgjegjësisë që ka mbajtur përsipër.
Për kushërirat: ka një mënyrë shumë të vjetër për t’i goditur gratë që marrin një detyrë publike.
Zhduket karriera profesionale dhe fillon gjurmimi në pemën gjenealogjike.
Burrave u numërohen heroizmat. Grave u numërohen kushërinjtë.
Kjo nuk është mënyra ime.
Yllka Kukalaj do të gjykohet për atë që bën në OSHISH, si çdo drejtues tjetër që do të emëroj.
Me mua profesionisti vjen përpara paragjykimit dhe qytetari vjen përpara koncesionit.
Prandaj Yllka Kukalaj në drejtim dhe prandaj edhe rishikimi i imët i një procedure të gjetur të hapur mbrapsht.
Këtë metodë di. Për këtë metodë kam ardhur. Nga kjo metodë nuk heq dorë!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?