FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid nënshkruan me sulmuesin Hazard për 150 milionë paund

Real Madrid ka rënë dakord për një marrëveshje për të blerë sulmuesin Eden Hazard nga Chelsea për një tarifë që mund të kalojë 150 milionë paund.

Hazard ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare dhe do të paraqitet si një lojtar i Real më 13 qershor, pas kontrolleve mjekësore.

Blegu shënoi 110 gola në 352 ndeshje për Chelsean pasi iu bashkua skuadrës nga Lille në vitin 2012 si edhe shënoi dy herë në finalen e Europa League javën e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Largimi nga Chelsea është vendimi më i madh dhe më i vështira në karrierën time deri më sot,”-tha Hazard në një postim në Facebook. “Shpresoj të më kuptoni se ky është një kapitull i ri për jetën sime ashtu siç duhet që secili prej jush të keni mundësi të ndiqi ëndrrat tuaja.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Real Madrid do paguajë fillimisht 89 milionë paund (100 milionë euro) për mesfushorin sulmues, ndonëse së bashku me pagesat e bonuseve Chelsea mund të marrë të paktën 60 milionë paund nga shitja e lojtarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?