Realizohet me sukses ndërhyrja cerebrale te 99-vjeçari në Spitalin Memorial të Fierit

Në Spitalin Memorial Fier është kryer një tjetër ndërhyrje e suksesshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë detajet e kësaj ndërhyrjeje te 99-vjeçari Qemal Isufaj, i cili pak ditë më parë ishte paraqitur në gjendje të rëndë, për t’iu nënshtruar angiografisë cerebrale në tru, në Spitalin Memorial Fier.

“Shërbim cilësor, ekspertizë e avancuar dhe kujdes i barabartë për çdo qytetar, kudo që jeton!
Sot duam të ndajmë me ju rrëfimin frymëzues të 99 vjeçarit Qemal Isufaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në gjendje të rëndë, për t’iu nënshtruar Angiografisë Cerebrale në tru, në Spitalin Memorial Fier.
Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, u realizua me sukses stentimi i arteries karotide të djathtë, një ndërhyrje delikate dhe e rëndësishme, e kryer për herë të parë në një spital publik në vend.
Faleminderit çdo pacienti që beson dhe mbështetet tek profesionalizmi!
Mirënjohje çdo mjeku e infermieri që shërben me përulje e devotshmëri në çdo strukrurë shëndetësore në vend”, shkruan Ministria e Shëndetësisë në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?