Reforma në arsim – Krijohet institucioni që ndan financat e universiteteve
“Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja dhe mënyrën se si duhet të funksionojë Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë. Kjo agjenci ka kompetencë ndarjen e fondeve publike të universiteteve dhe kryerjen e një velerësimi financiar të tyre. Do të jetë në varësi të ministrisë së Arsimit por do të drejtohet nga një bord me ekspertë të ministrisë së Financave, rektorë dhe kryetari i shoqatës së bankave.
Në zbatim të reformës së arsimit, krijohet Agjencia Kombëtare e Financimit të arsimit të lartë. Në vendimin e fundit, qeveria ka përcakuar mënyrën se si duhet të organizohet dhe funksionojë agjencia më e rendësishme e ndarjes së fondeve publike për universitetet.
Në vendmin e këshillit të ministrave thuhet se “Agjencia kombëtare e financimit të arsimit të lartë do të shpërndajë fondet publike dhe do të ofrojë mbështetje për bursa e studimit si dhe do të garantojë skemën e kredive studentore”.
Asgjencia është nën varësi të ministrisë së Arsimit. Ka në kompetencë kryerjen e auditimit në universitetet publike dhe jo publike; vlerëson riskun dhe qëndrushmërinë finaciare.
Gjithashtu në raportet e kësaj agjencie duhet të jenë dhe rezultatet e kryerjes së vlerësimit të kushteve që duhet të plotësojnë institucionet e arsimit të lartë për aplikim për kredimarrje.
Organet e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë janë Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm të cilët drejtojnë dhe administrojnë agjencinë.
Bordi Drejtues përbëhet nga:
Ekspertë të Ministrisë Financave;
-ekspertë për arsimin;
-Dy rektorë, propozuar nga Konferenca e Rektorëve;
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Anëtarët e Bordit Drejtues shpërblehen në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për mbledhje, për jo më shumë se 12 mbledhje. Drejtori i Përgjithshëm merr pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues pa të drejtë vote.