Reforma në sektorin e ujit, Balluku: Kemi në fokus përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë një postim, pas takimit ku u fol për Operatorin e Prodhimit të Ujit (OPU), që është një strukturë e re kombëtare e cila vjen sipas saj, si një hap i dytë i reformës në sektorin e ujit të pijshëm.
”Së bashku me kryeministrin Edi Rama në prezantimin e Operatorit të Prodhimit të Ujit (OPU), një strukturë e re kombëtare e cila vjen si një hap i dytë i reformës që kemi ndërmarrë në sektorin e ujit të pijshëm.
OPU do të sjellë një transformim të mënyrës së administrimit të burimeve ujore, duke pasur nën kujdes mbrojtjen, trajtimin, prodhimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë, duke pasur në fokus përmirësimin e shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve”,-shkruan Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

