Reforma Territoriale, Alibeaj: Rama dhe Berisha kanë bërë marrëveshje

Enkelejd Alibeaj thotë se Reforma Territoriale po trajtohet si një proces i paracaktuar dhe pa transparencë, duke akuzuar mazhorancën dhe opozitën për një marrëveshje të fshehtë.

”Për 6 muaj është thjesht teatër i pështirë ku pushteti, ndoshta edhe opozita, kanë rënë dakord që te harta thjesht të bëjnë ca viza. Nga 61 në 36, se kanë gjithmonë këta dëshirën për ta kthyer në rrethet e sistemit komunist.

Pa kuptuar se nuk është çështje numrash, është çështje çfarë kompetencash do t’u japësh atyre përfaqësuese të bashkisë, edhe të partisë tënde që nesër pasnesër ata ta dinë që pushtetin e kanë jo prej kryeministrit, që i thërret sa here të dojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që u bën rreshtore dhe i shkarkon, por ta dinë që e kanë prej atyre njerëzve atje, dhe kur të vijë përplasja mes kryeministrit dhe publikun, ata të rebelohen dhe t’ia bëjnë hyzmetin njerëzve dhe të dalin kundër kryeministrit. Ky do ishte synimi më i mire dhe i dëshirueshëm. Si mund të arrihet? Proces i gjatë, transparencë, ekspertizë dhe eksperiencë nga Perëndimi”, u shpreh Alibeaj në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?