Reforma Territoriale, Berisha: Kërkojmë rikthimin e komunave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur lidhur Reformën Territoriale, teksa theksoi se PD është për një model ku përfshihen 90 deri në 110 bashki, ku të shtohen komunat.

“Ne kemi projektin tonë i cili ka një numër bashkish nga 90 në 110, por shtohen komunat. Ne nuk themi që të shkojmë te modeli i mëparshëm, sepse ka ndryshime demografike, por ne kërkojmë rikthimin e komunave, mbi bazën e kritereve demografie. Ose aty ku kanë qenë 2-3 komuna mund të krijohet një komunë. Ne kemi bërë një punë serioze, por kjo s’u lejua, sepse Rama s’e do reformën. Edi Rama s’pranon asgjë përveç asaj që mendon vetë. Ju garantoj që Edi Rama ka të njëjtin skenar për Reformën Zgjedhore”, tha Sali Berisha.

Ndërkohë ditën e sotme, deputetët e PS rrëzuan në Kuvend kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?