Reforma territoriale, Mazniku: Me arritjet e 2014-ës, drejt bashkive europiane për Shqipërinë 2030

Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale po zhvillon në qarkun e Kukësit dëgjesën e 9 publike, në kuadër të një procesi i cili po zhvillohet me disa faza, nga dëgjesat e hapura publike, dëgjesat në kuvend dhe dëgjesat tematike që do të nisin së shpejti.

Nga Kukësi bashkëkryetari Arbjan Mazniku, u ndal tek ajo çfarë ka përfituar pushteti lokal në nivel kombëtar nga reforma e vitit 2014, të cilën e konsideroi një nga reformat më të rëndësishme që ka bërë vendi, me tregues të qartë pozitiv, duke theksuar se tani është momenti për ta ngritur në një nivel tjetër këtë reformë, me më shumë cilësi shërbimesh ndaj qytetarit dhe bashki europiane të denja dhe eficente për Shqipërinë 2030.

“Kemi bërë një reformë shumë të rëndësishme, e cila nga çdo e dhënë na tregon se ka qenë shumë efikase, më shumë shërbime, staf më të mirë dhe mbulim më të gjerë funksionesh. Shumë funksione që më parë nuk i kishin, iu deleguan bashkive, por edhe pse shumë gjëra janë bërë mirë, sot jemi para një momenti për të parë cilët janë mekanizmat që mund t’i bëjnë bashkitë të funksionojnë më mirë”, u shpreh Mazniku në dëgjesën në qarkun e Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazniku vendosi theksin tek rëndësia që merr forcimi i pushtetit vendor në prag të avancimit të procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe aksesimit të fondeve europiane për zhvillimin e territorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Javën e kaluar patëm një moment shumë të rëndësishëm, çeljen e fazës përmbyllëse të kapitujve ku me shumë gjasa do të arrijmë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat e anëtarësimit, proces që me shumë gjasa na bën një vend anëtar brenda vitit 2030. Një nga zhvillimet më të rëndësishme për ne është se do të kemi akses në një sërë programesh të Bashkimit Europian, të cilat i dedikohen pushtetit vendor, duke nisur nga një program shumë i rëndësishëm, programi i kohezionit social dhe fondet steukturore, ku bashkitë do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga fondet që jepen për zhvillimin e territorit.

Ndaj për atë moment, be na duhet të kemi bashki të forta, bashki që janë të afta të shkruajnë projekte, t’i projektojnë dhe t’i zbatojnë ato. Ndaj pyetja thelbësore është si t’i bëjmë bashkitë tona që të arrijnë të tërheqin financime nga Europa për zhvillimin e territorit të tyre? Kjo është një nga sfidat që duhet ta diskutojmë së bashku, si i bëhet më mirë bashkisë sonë, qytetit tonë dhe territorit tonë
Ky është thelbi i debatit që duam të bëjmë që të mund të kemi një reformë të shëndetshme për 30–40 vitet e ardhshme”, tha në fjalën e tij hapëse bashkëkryetari socialist i kësaj reforme.

Më tej, ai u ndal edhe tek një analizë mbi sfidat kryesore me të cilat përballet sot pushteti vendor, duke theksuar se reforma territoriale duhet të përshtatet me realitetin e ri demografik dhe nevojën për zhvillim më të balancuar të territorit.

“Ne sot kemi një situatë të re demografike dhe duhet parë si do të strukturohen bashkitë për t’iu përgjigjur këtij ndryshimi. Sfida tjetër lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm. Ekonomia është përmirësuar dhe infrastruktura po ashtu, por ende nuk kemi zhvillim të njëtrajtshëm. Si mund të krijojmë më shumë hapësira për zhvillim më të drejtë dhe më të barabartë?

Duhet të gjejmë edhe ekuilibrin mes identitetit të një zone dhe mundësisë që ajo zonë të ketë kapacitete financiare dhe njerëzore për t’u ofruar shërbime qytetarëve të saj. Të gjitha këto na çojnë në përfundimin se kjo është një nga reformat më të mëdha dhe më të rëndësishme”, u shpreh Mazniku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?