Reforma territoriale rikthehet në tryezë, Rama takon strukturat e PS në Vlorë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët.
Në takimin e tij në Vlorë, Rama shoqërohet nga ministri i Brendshëm Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi.
Në sallën e Pallatit të Kulturës janë mbledhur përfaqësues të strukturave socialiste, së bashku me qytetarë të Vlorës, ndërsa diskutimet pritet të përqendrohen te reforma territoriale.
Kjo reformë është një prej çështjeve kryesore që pritet të diskutohet gjatë takimit, në kuadër të diskutimeve për organizimin dhe administrimin vendor.
Vizita e Ramës në Vlorë zhvillohet në kuadër të takimeve të Partisë Socialiste me strukturat lokale dhe qytetarët, ku në fokus janë çështje që lidhen me qeverisjen vendore, zhvillimin e zonave dhe ndryshimet që mund të sjellë reforma territoriale.
KOHA JONË SONDAZH

