Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Procesi ka ngrirë nga PD, drafti i parë teknik është gati

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se pavarësisht bojkotit të Partisë Demokratike, komisioni po vijon punën dhe ka përgatitur draftin e parë teknik të reformës. Gjiknuri theksoi se komisioni ka të gjitha kapacitetet për të ecur i vetëm, por mbështetja e opozitës mbetet e domosdoshme, sidomos për shkak të detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

”Komisioni u formua më 8 tetor të vitit të shkuar pas një procesi dialogu me opozitën, duke dakordësuar parimet. Sot që flasim, jemi përpara faktit që komisioni ka bërë dy mbledhje, kemi përcaktuar një prioritet pune që përputhet me rekomandimet e ODHIR dhe me prioritetet e integrimit. Filloi një proces i mirë, patëm dakordësi me palën tjetër, u përfshinë edhe faktorët ndërkombëtarë. Sot kemi dhe një draft teknik, por procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit”,- u shpreh Gjiknuri.

Ai shtoi se vendimmarrja është politike dhe se mbetet për t’u parë sesi do të ecë më tej. ”Komisioni ka të gjitha kapacitetet, ekspertët kanë nisur punën, drafti është bërë. Përsa i përket Kodit të ri Zgjedhor, kemi më shumë kohë për ta përfunduar, synimi është që deri në qershor-korrik ta përfundojmë. Qëllimet dhe objektivat i kemi të qarta. Procesi kërkon mbështetjen e palës tjetër dhe kujdes nga ana politike”,-nënvizoi deputeti i PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, objektivi kryesor është përfundimi i Kodit të ri Zgjedhor brenda verës së këtij viti. ”Synimi është që deri në qershor-korrik ta përfundojmë. Procesi kërkon kujdes politik, por edhe mbështetjen e opozitës. Megjithatë, komisioni ka kapacitetet për të ecur përpara edhe i vetëm”,-tha Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?