Reforma Zgjedhore, Gogo: Kryesor është vullneti politik

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Premto Gogo thotë se reformat varen nga disa faktorë, ku më kryesori mbetet ai i vullnetit politik. ”Është një sfidë për të bërë një reformë në fakt. Kështu që jo se ato nuk janë të nevojshme. Veçanërisht për realitete sikurse demokracia jonë përballë këtij tranzicioni me ulje ngritjet e veta, padiskutim që i ka të nevojshme reformat.

Por varet nga shumë faktorë. Më kryesori mbetet ai i vullnetit politik. Se sa vullneti politik do kërkojë që këto reforma të kenë në interes të gjerë pikërisht interesin e madh të vendit dhe të qytetarëve dhe sigurisht të të ardhmes së demokracisë funksionale në vend.

Dhe sa do kenë ato llogaritë e ngushta politike në pikëpamje të partive reciproke pra që përbëjnë shumicën në Kuvend që janë dy partitë e mëdha. Për fat të keq një pjesë e mirë e këtyre reformave kanë dështuar pikërisht për këtë gjë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?