Reforma Zgjedhore: Gonzato kërkon proces gjithëpërfshirës të udhëhequr nga OSBE-ODIHR
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mirëpritur angazhimin e forcave politike për ngritjen e një komisioni të përbashkët parlamentar për Reformën Zgjedhore, pas zgjedhjeve të vitit 2025.
Deklarata u bë gjatë konferencës “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore,drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ku Gonzato theksoi rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, të bazuar në fakte dhe të udhëhequr nga OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
“Ne në Bashkimin Evropian mirëpresim të gjitha këto hapa dhe inkurajojmë që të keni një proces gjithëpërfshirës, të bazuar tek faktet, të udhëhequr nga OSBE-ODIHR dhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias,” tha Gonzato.
Ambasadori vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për analizën paszgjedhore dhe propozimet për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në proceset e ardhshme zgjedhore.
Ai nënvizoi se përdorimi i teknologjisë kërkon modernizimin e sistemeve, edukimin e zgjedhësve dhe trajnimin e infrastrukturave, duke shtuar se BE dhe Këshilli i Evropës do të vazhdojnë mbështetjen për ciklet zgjedhore në Shqipëri përmes një projekti të ri, me përfitues kryesor KQZ-në.
KOHA JONË SONDAZH

