Regjimi i pakuptueshëm i Koresë së Veriut

Nga Anne Applebaum, Washington Post

Në vitet 1990, një grup i madh të burgosurish u lirua nga kampet e fshehta të punës në Korenë e Veriut. Nuk ishin kriminelë, dhe madje nuk ishin as armiq politikë. Përkundrazi, ata ishin, me fjalët e një të arratisuri, nipërit dhe madje stërnipërit e "kulakëve, kapitalistëve, kolaboracionistëve me qeverinë kolonialiste japoneze, si dhe njerëz të tjerë me biografi të keqe".

Bashkimi Sovietik arrestoi njëherë bashkëshortet dhe fëmijët e të burgosurve politikë, dhe Rusia së fundmi dërgoi vëllain e një politikani disident në burg. Por Korea e Veriut ka mbajtur breza të tërë familjesh në kampe internimi pune për dekada pa fund. Disa prej tyre janë akoma atje. Madje disa prej atyre që në dukje u liruan njëzet vjet më parë nuk u larguan kurrë së andejmi: pa shtëpi dhe pa lidhje, dhe pa dije mbi jetën jashtë gulagut, shumë vendosën që thjesht të qëndronin atje. Ata ishin "të lirë" – por nuk kishin ku të jetonin përveçse në të njëjtat baraka  burgu të cilat ata gjithnjë i kishin njohur.  Të tjerë duket se janë zhdukur, por jo për shkak se janë liruar. Numri i të burgosurve në kampet e Koresë së veriut mendohet të ketë rënë në vitet e fundit, e megjithatë nuk ka prova se ndonjëri prej tyre është larguar së andejmi. Në vend të kësaj, të burgosurit – me gjasë, dhjetra mijëra syresh – mund të kenë vdekur nga uria. Kjo, pra, është natyra e regjimit që ka dalë kaq shumë në lajme së fundmi: ai burgos familje të tëra për breza me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ushqimi mungon, ky regjim lejon që me mijëra njerëz të vdesin. Dhe mban një kontroll ka të ashpër mbi kampet e veta saqë informacioni mbi to është jashtëzakonisht i vështirë të dalë, madje edhe në një botë të telefonave dhe mesazheve të çastit të kudondodhur. Organizata si Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut për të ndjekur atë që ndodh brenda vendi shkojnë deri aty sa përdorin fotografi satelitore dhe marrin informacione nga të arratisurit. Por atyre që arratisen për në Kinë ndonjëherë u duhen vite që të mbërrijnë në Korenë e Jugut, duke vuajtur rrahjet, përdhunimet dhe urinë përgjatë udhës. Në kohën kur ata mbërrijnë, kujtimet e tyre në lidhje me kampet burgje mund të jenë të vjetëruara. Edhe më keq akoma, historitë e tyre mund të jenë të vështira për t?u përthithur. Nuk është e lehtë të lidhesh me vetë të arratisurit. Ata shpeshherë janë të ndrojtur, emocionalisht të ndrydhur dhe të paaftë për t'u përshtatur me jetën në Korenë e Jugut apo gjetkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëherë kam dëgjuar për disa ish të burgosur nga Korea e Veriut që flisnin për jetën e tyre pas telave me gjemba në një konferencë në kongresin amerikan. Historitë e tyre ishin krupëndjellëse. Por ndonëse publiku dëgjoi me vëmendje, ishte e qartë se ata po prsnin që një kongresmen ta denonconte regjimin në një gjuhë më familjare. Ndoshta kjo ndihmon që të shpjegohet përse vitet e tyre të përpjekjes kanë patur më pak impakt mbi politikën e publikut se sa lajmet që hakerat e Koresë së Veriut mund të kenë thyer sistemin kompjuterik të Sony Pictures Entertainment, dhe madje mund edhe të kenë publikuar disa thashetheme për Angelina Jolie, në hakmarrje për publikimin e "The Interview",  një komedi jo për të qeshur rreth diktatorin e Koresë së veriut. Nuk dua ta ulë rëndësinë e rrezikut të hakerimit – shënjestra e radhës mund të jetë një central bërthamor.

Por është akoma për t'u habitur që telashet e Sony Pictures, dhe përfshitrja e mundur e Koresë së Veriut, e bindi Presidentin Obama të vendosë sanksione të tjera javën e kaluar. Raportet e shumta të abuzimeve masive me të drejtat e njeriut gjatë dekadave nuk kanë patur asnjëherë një efekt të ngjashëm. Dhe ndoshta nuk do ta kenë kurrë. Ka diçka në lidhje me ashpërsinë dhe natyrën e ligë të regjimit të Koresë së Veriut që bishtënon imagjinatën: Ai është tejet bizar saqë na bën të qeshim e jo të qajmë. Madje dhe producentët e "The Interview" e kishin të pamundur ta konceptonin regjimin përpos në formën më të vrazhdë e më trashanike. Kim Jong UN, njëlloj si i ati i tij, Kim Jong Il, bëhet lehtësisht një figurë qesharake, një djalë i keq qesharak Hollivudi.

Ne lexojmë më kërshëri në lidhje me aktet e tij heroike teksa luan basketboll, pikërisht siç lexojmë për obsesionin e të atit të tij me Elvis Preslin dhe frikën e tij nga fluturimi. E megjithatë nën sundimin e tij, njerëzit vdesin nga uria e tortura. Kalojnë vite në burg për hiçmosgjë, dhe mandej edhe fëmijët e tyre kalojnë vite atje. Në vend se të ushqejë popullin e tij, e jo më të burgosurit, regjimi ndërton armë dhe me to merr në shënjestër Seulin. Përkundër protestave ndërkombëtare, regjimi orvatet të ndërtojë armë bërthamore. Është kaq obsesiv dhe sekret saqë së fundmi ndaloi filmat rus e kinezë, që ato të mos kishin asnjë ndikim të pavolitshëm. Ne mund ta mirëkuptojmë Sony Pictures, ne mund ta mirëkuptojmë Angelina Jolie – por atë kurrsesi regjim s'mund ta kuptojmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?