Rekord humaniteti, mbi 145 mijë euro në vetëm një ditë për Altin Hilën
Një nismë solidariteti në GoFundMe ka arritur të mbledhë në vetëm 24 orë mbi 145 mijë euro për Altin Hilën, i cili u ndalua gjatë protestës së zhvilluar dje në kryeqytet, ku kishte qenë i pranishëm për 33 ditë radhazi së bashku me djalin e tij me nevoja të veçanta.
Hila është bërë i njohur në rrjetet sociale për pjesëmarrjen e tij të përditshme në protestë, shpesh i shoqëruar nga i biri, i cili ushqehet përmes një tubi gastrik. Pamje të shpërndara online e tregojnë atë duke u kujdesur për djalin gjatë tubimeve.
Sipas organizatorëve të fushatës së ndihmës, familja përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Në disa deklarime është pretenduar gjithashtu se Hila është përballur me dhunë nga Policia e Shtetit para arrestimit, gjatë zhvillimeve të protestës, gjë që sipas tyre ka rënduar situatën e tij familjare.
Në një deklaratë të mëparshme për gazetarin Stafa, ai ka folur për vështirësitë ekonomike dhe kostot e larta të trajtimit të djalit të tij, duke theksuar se përkujdesja e përditshme është shumë e shtrenjtë dhe shpesh e papërballueshme për familjen.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

