Reshjet në Shkodër, kryebashkiaki Benet Beci garanton për normalitet në qarkullim, strukturat, të gjitha në terren

Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë sot qytetin e Shkodrës, por situata paraqitet e qëndrueshme falë angazhimit të strukturave vendore për menaxhimin e prurjeve të ujërave.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se të gjitha ekipet e bashkisë po punojnë në terren me gatishmëri të plotë për të garantuar qarkullim normal dhe funksionim të pandërprerë të infrastrukturës kulluese.

“Strukturat e bashkisë Shkodër janë në terren me gatishmëri të plotë, duke ndërhyrë aty ku paraqiten problematika, për të siguruar funksionimin normal të rrjetit kullues dhe lëvizjen e qytetarëve pa pengesa”, deklaroi Beci.

Në Harkun e Bërdicës, një prej nyjeve më problematike për qarkullimin e ujërave gjatë reshjeve intensive, ekipet po ndërhyjnë pa ndërprerje për evadimin e ujërave dhe shmangien e bllokimeve në qarkullim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beci u ndal edhe te investimi në kolektorin e ri të ujërave të shiut, i cili, sipas tij, ndikoi në mbajtjen e rrugëve të kalueshme dhe pa problematika serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Investimi në kolektorin e ri tregoi efikasitetin e sistemit të kullimit dhe vaditjes së ujërave, duke mbajtur rrugët të kalueshme dhe pa asnjë problematikë”, tha ai.

Edhe prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, bën të ditur se të gjitha strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, kryesisht në bashkinë Vau i Dejës dhe në njësinë administrative Bërdicë, ku janë evidentuar problematikat më të mëdha.

Ndërkohë, Ujësjellësi Shkodër dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike vijojnë monitorimin e territorit dhe marrjen e masave të menjëhershme, me qëllim menaxhimin në kohë të çdo situate që mund të krijohet nga reshjet.

Gjithashtu Beci përmes një postimi në mediat sociale ka garantuar për “Gatishmëri maksimale , të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në terren, aty ku ka probleme!”
Në zonën e Harkut të Bërdicës, e cila është një nyje historikisht problematike për qarkullimin e ujërave, po punohet pa ndërprerje për evadimin e tyre.
Strukturat e Bashkisë Shkodër janë në terren me gatishmëri të plotë, duke ndërhyrë aty ku paraqiten problematika, për të siguruar funksionimin normal të rrjetit kullues dhe lëvizjen e qytetarëve pa pengesa.

AV/KJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?