Restaurimi për ”Muret e Portës” në Durrës, Gonxhja: Hap i rëndësishëm për të shpëtuar pasurinë kulturore

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë koncesionare “Porti MBM” për restaurimin e trashëgimisë kulturore “Muret e Portës” në Durrës. Ministri Blendi Gonxhja, thekson se shpenzimet e restaurimit do të bëhen nga shoqëria aksionare, ndërsa shton se pasuria do të menaxhohet nga institucionet e kulturës.

Ai thekson se ndërhyrjet do të jenë në përputhje me kriteret për të mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të Kategorisë së Parë. Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm për të shpëtuar monumentin në Porto Romano, që në janar 2024, u konsiderua nga organizata Europa Nostra si një nga 11 pasuritë kulturore më të rrezikuara në Evropë.

”Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Koncesionare “PORTI MBM” për restaurimin e Pasurisë Kulturore “Muret e Portës (Porto Romano)” në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i cili daton në shek. VI-të erës sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shoqëria Koncesionare “PORTI MBM” do të investojë në mbulimin e shpenzimeve për ndërhyrjet restauruese në përputhje me kriteret, duke mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të vyer, i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun e do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga institucionet e trashëgimisë kulturore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një hap i rëndësishëm për të shpëtuar një nga dëshmitë më të hershme të historisë urbane të Durrësit, duke e kthyer atë në një vlerë të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore”, shkruan Gonxhja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?