Restorantet e shqiptarit, më të mirët në New York

Sipas sondazhit të kryer nga kompania Zagat, pjesë e Google, që prej vitit 2011, dy restorantet në pronësi të Alban Prelvukajt janë renditur mes më të mirëve në kreyqendrën e botës!

Vitin e kaluar restorantet e Albanit nuk ishin as në toplistën e sondazhit, por me sa duket, brenda një viti, me punën e tij, ai ka arritur triumfin e dyfishtë. Më mirë ka dalë restoranti me prodhime deti, “Sea Fire Grill”, me 28 pikë, ndërsa pak më poshtë në renditje është radhitur “Benjamin Steak House” në Hotelin Dylan, me 27 pikë nga 30 të mundshme. Të dy restorantet ndodhen në Manhatan dhe frekuentohen nga figurat më të famshme të botës së artit dhe sportit.

Të dy restorantet, Albani i ka në bashkëpronësi me ortakun e tij Arturo MekLeod, dhe të dy konsiderohen nga mediat amerikane si nxënësit e Piter Luger, pronarit të restorantit më të famshëm të bifteqeve në Bruklin, “Per Se”, i cili qëndron i hapur prej vitit 1887.
Guida Zagat, është krijuar nga çifti Tim dhe Nina Zagat në vitin 1979, dhe ka qendruar e tyre deri në vitin 2011, kur kompania u ble nga Google, e cila e ka bërë pjesë të shërbimeve të veta.

SHKARKO APP