Restoranti, që të gjobit nëse nuk mbaron të gjithë ushqimin

Një restorant indian në Skoci ka vendosur rregullin më të çuditshëm në botë nëpër restorante.  Praktikisht ky rregull mund t’ju kujtojë fëmijërinë kur mamatë tona në përpjekte për të na ushqyer sa më mirë na “detyronin” të mbaronim ushqimin në pjatë. Të njëjtën gjë ka vendosur edhe ky restorant, i cili për të çuar në vend “fjalën e mamit” ka vendosur të gjobisë klientin nëse nuk mbaron ushqimin. Të gjithë ata që lënë pa ngrënë ushqim duhet të paguajnë edhe 2 sterlina më shumë. Kjo iniciativë erdhi pasi stafi detyrohej të hidhte në plehra plot 600 kg ushqim çdo javë. “Kuptuam që po hidhnim shumë ushqim çdo javë dhe donim të bënim diçka për ta ndaluar këtë gjë. Sigurisht që gjithmonë do të kemi ushqim për të hedhur, por sa më pak, aq më mirë”, tha pronari i restorantit

SHKARKO APP