Revolta studentore, reagon Partia Socialiste: Shqipëria nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës
Partia Socialiste e Shqipërisë ka përcjellë një mesazh kundër dhunës dhe shkatërrimit të pronës, duke rikujtuar pasojat që ka sjellë kaosi në të kaluarën. Përmes një reagimi publik, PS thekson se zemërimi dhe revolta nuk duhet të shndërrohen në sulme ndaj institucioneve apo në shkatërrim të pronës publike dhe private.
“Dhuna nuk është zgjidhje!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Partia Socialiste, e cila nënvizon se Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën.
Në reagimin e saj, partia në pushtet përcjell edhe një mesazh për ruajtjen e institucioneve dhe të pronës. ”Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona. Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë”.

