Rezultatet e balotazhit në Kosovë
Rezultatet e balotazhit: LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se në bazë të rezultateve që kanë marr nga komisionarët, partia e tij ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gjilan në rundin e balotazhit.
Në total, në këto zgjedhje lokale, LVV, tha Kurti, ka fituar në shtatë komuna.
“Ky është një sukses i LVV-së. Natyrisht që kemi synuar më shumë se kaq”, tha ai.
Kurti tha se në partitë e tjera u bashkuan kundër LVV-së në rundin e balotazhit, prandaj ky rezultat “është një sukses i LVV-së”.
Procesi i numërimit në Prishtinë po zhvillohet me ritme të shpejta dhe gara mbetet tepër e ngushtë mes kandidatëve të LDK-së dhe LVV-së.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 20:14, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, kryeson me 51.30% të votave (36,974 vota), ndërsa kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeko, ndodhet shumë afër me 48.70% (35,094 vota).
Deri tani janë numëruar 32.4% të votave, pra 1/3.
Rezultati mbetet ende i hapur dhe pritet me interes përfundimi i numërimit në vendvotimet e mbetura.
KOHA JONË SONDAZH

