Richard Grenell me pushime në Shqipëri: Vlora është magjike. Nuk është reklamë, do të kthehem sërish

Richard Grenell, i dërguari i presidentit Trump për Misione të Posaçme, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimesh, duke qëndruar në një prej resorteve luksoze në jug të vendit.

Grenell ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga qëndrimi i tij në Vlorë, duke shprehur vlerësimin për destinacionin dhe mikpritjen që ka marrë gjatë vizitës.

“Vlora është magjike dhe nuk mund të them mjaftueshëm për shtëpinë time larg shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të theksoj se askush nuk po më paguan për ta thënë këtë, por Vlora është një perlë. Është e përballueshme, por luksoze. Mund të jetë një vend për t’u relaksuar ose për të shijuar jetën e natës – ka edhe kazino.

Swiss Digital Mobile Reklama

I realizova vetë të gjitha këto foto dhe video, krejtësisht pa plan dhe pa skenar. Besmir, do të më mungoni ju dhe ekipi juaj. Por me siguri do t’ju shoh sërish së shpejti”, shkruan Grenell në reagimin e tij në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?