Rigjallërohet ekonomia: Rritja nga turizmi, industria e ndërtimi
Xhiroja e bizneseve në Shqipëri në tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar rritjen më të lartë që prej vitit 2005.
Të dhënat publikohen nga Instituti i Statistikave.
Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i përgjithshëm, Gjergj Filipi, thotë se të gjitha degët kanë shënuar rritje.
Kontributin më të madh në zhvillimin e ekonomisë e ka dhënë turizmi, industria përpunuese dhe ndërtimi.
Të gjitha këto të dhëna tregojnë se edhe rritja ekonomike në këtë periudhë pritet që të jetë pozitive.
Por, cilët janë sektorët të cilët kanë rezultuar më të qëndrueshëm?
Një tjetër lajm pozitiv për ekonominë është se të gjithë këto biznese së bashku me shtimin e shitjeve kanë zgjeruar vendet e punës dhe kanë rritur pagat për punonjësit.
Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, ekonomia shqiptare shënoi rënie duke regjistruar vlera negative, sytë e qeverisë tashmë janë te përmirësimi i kësaj shifre për periudhën e mbetur, një test ky që do të japë edhe përgjigjen se sa e suksesshme ka rezultuar politika e saj me taksat e reja.