Rihanna darkon me yllin e Real Madritit
Rihanna ka filluar të shoqërohet me yllin e Real Madridit, Karim Benzema. Ata janë parë mëngjesin e së martës, duke lënë njërin prej restoranteve të Neë Yorkut.
Pavarësisht se dihej që dyshja kishte një miqësi, bazuar në shkëmbimin e batutave në Tëitter kohë më parë, ata nuk ishin parë asnjëherë duke kaluar kohë bashkë.
Edhe pse në vazhdimësi ka pasur thashetheme për këngëtaren 27-vjeçare, zyrtarisht nuk dihet nëse ajo është në ndonjë lidhje dashurie apo jo. Situata është e paqartë edhe për futbollistin e “galaktikëve” Benzema.
Rihanna dhe Benzema ishin veshur në atë mënyrë, që të mos diktoheshin nga paparacët, por këtyre të fundit nuk u ka shpëtuar asgjë