Rihanna, molla e sherrit mes Rita Ora dhe Jay Z


Është përfolur shumë se Rihanna dhe Rita Ora nuk shkojnë mirë. Sipas raportimeve të fundit, konflikti i tyre është bërë më i fortë. PerezHilton shkruan se Rihanna mund të jetë arsyeja përse Rita Ora ka paditur Jay Z-në se ka penguar karrierën e saj. Ora ka ngritur një padi ndaj shtëpisë së tij diskografike Roc Nation, që e ka vënë këngëtaren në qendër të vëmendjes. Dhe flitet se Rihanna, e cila gjithashtu punon me këtë shtëpi diskografike, është nxitësja e konfliktit ligjor Ora-Jay Z. Rita ka zbuluar se rivalja e saj i merrte e para hitet që krijoheshin për kompaninë, thonë burimet e PerezHilton. ‘Rihanna asnjëherë nuk ka pasur simpati për Ritën, dhe ka përdorur ndikimin që ka në Roc Nation për t’a sabotuar’, tregojnë ata, ‘ Kjo është arsyeja përse drejtuesit e kompanisë nuk kanë dashur t’a përkrahin Ritën. Këngët që mund të jenë menduar për të i jepen automatikisht Rihanna-s, e cila i mban për shqyrtim disa muaj, e pastaj u thotë se nuk i do.’ Lidhur me ish-partnerin e Rita Orës, Calvin Harris, burimet e brendshme tregojnë: ‘Fakti që Calvin Harris është nën menazhimin e tyre ka qenë një tjetër shkak. Ai është një ndër artistët që u sjell më shumë fitime, dhe ata nuk bënë asgjë për t’a ndaluar atë kur Harris i ndaloi asaj të këndonte këngët që ai kishte krijuar për albumin e saj të fundit.’ Siç dihet, konflikti Rita-Rihanna nuk është konfirmuar asnjëherë nga të dyja palët. Por Rihanna ka shfaqur shpesh një lloj shpërfilljeje ndaj Orës. Rasti më i fundit është ai i partyt të Rihanna-s pas Met Gala 2015, ku ajo nuk e lejoi Ritën të ishte e pranishme. Klipi i Rita Orës me ish të dashurin e RiRi-t, Chris Broën, thuhet se e ka ndezur akoma më shumë inatin e këngëtares së ‘Diamonds’. Por Rita Ora, nga ana e saj, është shprehur pozitivisht për të. ‘Nuk kam ç’të them, përveçse jam një fanse e madhe e saj’, është shprehur Rita, shkruan Anabel.

SHKARKO APP