Rikonstruktohet teatri “Migjeni” në Shkodër, Gonxhja: Hap i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe turizmin

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se restaurimi dhe modernizimi i Teatrit “Migjeni” është një hap i rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për zhvillimin turistik, ekonomik dhe edukativ të qytetit.

Postimi i plotë i Gonxhes:

Mirëmëngjes nga Teatri “Migjeni”, në Shkodër, me vijimësinë e punimeve ku falë investimit të financuar nga MEKI, po realizohet instalimi i sistemeve moderne të kondicionimit, ndërsa shumë shpejt do të rishikojmë impiantet elektroteknike të skenës e rrjetit, ndriçimit dhe sigurisë, si dhe mobilimin e teatrit me ndenjëse të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po krijojmë kushte optimale për frekuentimin e teatrit;

Swiss Digital Mobile Reklama

Po rrisim komoditetin e spektatorëve dhe artistëve;

Po përgatisim terrenin për zhvillimin e më shumë ngjarjeve kulturore, me një rritje të pritshme prej 30% çdo vit.

Shkodra, “Djepi i Kulturës”, ka qenë gjithmonë në pararojë të zhvillimeve kulturore kombëtare, duke ruajtur dhe promovuar identitetin e saj historik e artistik. Restaurimi dhe modernizimi i Teatrit “Migjeni” është një hap i rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për zhvillimin turistik, ekonomik dhe edukativ të qytetit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?