Rikthehet Gjergj Luca, me synimin se “Rozafa”, brenda 12 muajve, do ofrojë një gamë të gjerë produktesh, 100% bio

Nga Albert Vataj
Pak ditë më parë, Gjergj Luca iu nënshtrua një trajtimi shëndetësor rigoroz, duke ndarë me ndjekësit e tij reflektime të sinqerta mbi sfidat që sjell kalimi i të 60-tave. Por Luca nuk është njeri që dorëzohet, ju armiqtë e tij të betuar, por edhe ju miqtë e tij të shtirur, harrojeni se keni për ta parë të rënë këtë vigan të shpirtit ngadhënjyes.
Nuk ka sëmundje që e mposht, nuk ka terapi që e ndal, atë që ka një jetë që vetëm vrapon si një Maratonomak, për të sjellë lajmin e fitores, siç është edhe ajo që ai ka premtuar dhe do ta përmbushë për të bërë Rozafën të parën dhe të vetmen sipërmarrje shqiptare një garanci e produkteve, Made in Albania, krejtësisht bio.
Ai ushqehet nga pasioni, nga shpirti, nga një energji që duket se buron përtej fizikut. Si Feniksi që ngrihet nga hiri i vet, Luca rikthehet më i fortë, më i vendosur, më i gjallë, si një sprovë e karakterit dhe sfidë e mosnënshtrimit.
Thonë se macja ka shtatë shpirtra. Por Lucës, askush nuk mund të numërojë sa shpirtra ka, sa herë ai ka ditur të ringrihet, pa e mësuar askush se kur dhe se si kishte rënë. Sepse ai nuk bie kurrë në sytë tanë, nuk dorëzohet, nuk do t’ua bëjë qejfin armiqve as të kënaqi miqtë. Ne e njohim vetëm në këmbë, në veprim, në vizion, duke vrapuar dhe vepruar, gjithnjë me ide dhe ambicie të çmenduar që i realizon duke injoruar çdo logjikë racionale dhe mundur çdo kokëfortësi skepticizmi. Dhe mënyra se si ai rikthehet, mbetet një mister që frymëzon, sepse ai e ka forcën te ajo që bën atë një Ante.

Në stilin e tij të pazëvendësueshëm, Luca rikthehet me një tjetër projekt që sfidon kufijtë e zakonshmes. Për të treguar se jam këtu, dhe për të ndarë me të gjithë çfarë ai ka në mëndje dhe ambicie. Në kantinën e re, ku çdo proces, nga shtrydhja e rrushit, pastrimi, fermentimi, ndodh me përkushtim artizanal, ai ndan një vizion të qartë, rrjeti i restoranteve Rozafa dhe jo vetëm, brenda 12 muajve, do të jetë 100% bio.
“Rakinë e bëjmë vetë, vajin e ullirit e bëjmë vetë, peshkun e zëmë vetë,” thotë ai. “Në Fier do të ndërtojmë serat që do të prodhojnë çdo gjë bio, nga toka për në tavolinë.” Ky është një premtim që nuk tingëllon si slogan, por si një betim i një njeriu që e sheh ushqimin si kulturë, si kujdes, si shpirt dhe mundësinë si një shans që nuk duhet humbur.
Në një video nga kantina, Luca shoqëron pamjet me një tekst poetik që vetëm ai mund ta thotë:
“Sheh rrushi rrushin dhe i thotë: ‘Do bëhemi verë e do na pinë romantikët nën dritën e hënës.’ Por nuk ia merr mendja se fundi e pret në kazan, ku del rakia, e pihet në dasma, mort e gëzime, bash si ilaç për shpirtin e shqiptarëve.”
Është një metaforë e bukur për ciklin e jetës, për transformimin, për rolin që luan tradita në gëzimet dhe dhimbjet tona. Luca nuk prodhon thjesht verë apo raki, ai prodhon kujtime, lidhje, identitet, forcon besimin te puna dhe e vërteta, ku ai beson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?