“Rimëkëmbja energjetike” Çela: Falë operacionit nivel rekord arkëtimesh
Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) Ardian Çela deklaroi se në muajt e fundit të vitit 2014, veçanërisht në dhjetor, arkëtimet nga faturat e energjisë elektrike arritën një nivel rekord falë operacionit të përbashkët polic-OSHEE për të ndërprerë lidhjet e paligjshme. Këto deklarata ai i bëri në aktivitetin “Rimëkëmbja energjetike” dhe rezultatet e arritura na vitin 2014.
Sipas Çelës në 2013 ka pasur humbje dramatike në rrjet, ndërsa në 2014 situata ndryshoi falë operacionit të nisur
“Ka më pak humbje në rrjet si pasojë e operacionit për energjinë elektrike. U rritën arkëtimet, 6,7 miliardë lekë në muajin dhjetor, kjo një shifër rekord”.
Ai premtoi se, OSHEE do angazhohet duke reduktuar më tej humbjet në rrjet, për të kthyer ligjshmërinë dhe rritur më tek arkëtimet.
“Ristrukturim OSHEE, do riformohet kujdesi ndaj klientit, do jemi më afër qytetarëve më eficentë për të kthyer përgjigje shqetësimeve dhe ankesave të tyre. Çdo ditë pranë tyre me shërbime cilësore”, tha ai.