“Rinia po zgjon Shqipërinë”, protestuesja: Deputetët të largohen, rezistenca vazhdon
Protestës së zhvilluar sot para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe mësues, ndërsa qytetarë të shumtë kanë vijuar të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj situatës politike në vend.
Një nga protestueset, përmes një deklarate në shesh, u bëri thirrje shqiptarëve të ruajnë unitetin dhe të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ajo theksoi se qëndrimi i protestuesve mbetet i pandryshuar dhe kërkesa kryesore është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së saj, protestuesja vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve, duke i cilësuar ata si një forcë të rëndësishme të kësaj lëvizjeje. Sipas saj, rinia është në protestë me synimin për të kërkuar ndryshime të thella në sistem.
Ajo u bëri thirrje deputetëve të dorëzojnë mandatet dhe të mos vazhdojnë punën në Kuvend, duke deklaruar se qytetarët dhe të rinjtë duhet të kenë një rol më të madh në vendimmarrje.
“Mos bini pre e provokimeve”, ishte mesazhi i saj për protestuesit, ndërsa shtoi se rezistenca do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ajo deklaroi se qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh dhe të kërkojnë ndryshim politik.
KOHA JONË SONDAZH

