Ronaldinho: Neymar, lojtari më i mirë në botë
Legjenda braziliane, Ronaldinho, eshte shprehur per mediat se ylli i Barcelonës, Neymar, është trashëgimtari i tij në përfaqësuesen e Brazilit.Ylli brazilian, i cili luajti për Barcelonen nga viti 2003 deri më 2008, në një intervistë për gazeten “Marca” ka deklaruar se Neymari shumë shpejtë do të bëhet lojtari më i mirë në botë.“Pa dyshim qe Neymar është trashëgimtari im. Ai është duke luajtur mirë në atë rol. Ai është nje lojta i madh dhe do të jetë fytyra e Brazilit për vitet që do të vijnë”, ka theksuar ish-sulmuesi i Barcelonës dhe i Milanit.