Rrëfehet një ish-prostitutë

Një prostitute të klasit të lartë i janë dashur shumë vite për t’i rrëfyer vajzës së saj sekretin që mbante për shumë vite.

47-vjeçarja Denize rrëfen se ka patur shumë të vështirë që t’i thotë vajzës së saj faktin që ka qenë një prostitutë.Por më në fund ajo ka vendosur t’ia thotë vajzës Chantelle për shkak të frikës se ndoshta e bija mund të ndiqte hapat e saj.

“Kur kam qenë 17 vjeç kam bërë operacionin e parë të gjoksit. E pagova vetë pasi kisha kursyer 2000 paund nga puna si shitëse në një dyqan, por më duhej leja e mamasë sime pasi isha ende minorene”, tha Denize.

Gjatë kohës që nisi karrierën si modele Denize vuri re që shumë kolege të saj ktheheshin me sasi të mëdha parash. Kur i pyeti ato i thanë se punonin si prostituta luksi dhe e prezantuan me menaxheren e tyre.

Pas disa ditësh Denize mori avionin për në Madrid për të takuar një miliarder që merrej me shitjen e armëve.

“Kur shikoja koleget e mija që shkonin me persona të pasur ndieja mëshirë për to. Por kur nisa të punoj edhe vetë nuk kisha këtë mendim. Ata të trajtonin mirë, si një princeshë, jo si meshkujt e tjerë që kisha njohur”, thotë Denize.Sifra mesatare që Denize fitonte në një natë ishte rreth 10 miëj paund, sa fitonte i ati për një vit të tërë.

“Familja ime nuk e dinte nga se vinin këto para dhe mendonin se i fitoja në sajë të modelimit, por vëllezërit e mij më thanë më vonë se ata dyshonin që unë mund të fitoja aq shumë vetëm nga modelimi”, tha Denize.

Ajo e la punën si prostitutë kur njohu Tony-n, me të cilin u martua dhe pas një viti lindën vajzën e tyre, Chantelle.

Pas lindjes së vajzës ata u ndanë, u bashkuan sërish duke lindur vajzën e dytë, Chloe, dhe u ndanë përfundimisht pas tre vjetësh.

“Divorci më shkaktoi një dëshpërim të madh. Pasi u ndava me Tony-n iu riktheva punës si prostitutë pasi duhet të përballoja shpenzimet e gjyqit”, rrëfen Denize.

Kur vajzat e Denize ishin 11 dhe 9 vjeç, ajo vendosi që t’u thoshte të vërtetën mbi punën e saj të mëparshme.

“Pasi doli në shesh në 2006 puna ime e mëparshme, vajzat e mija nisën të talleshin në shkollë, kështu që m’u desh që të largohesha nga Londra për pak kohë”, tha Denize.

Por natyrisht që bukuria kushton dhe Denize-s i janë dashur të shpenzojë rreth 70 mijë paund për operacione të ndryshme.

SHKARKO APP