Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëzimi nga Gjykata, kryebashkiaku Veliaj: E prisnim këtë vendim, beteja vazhdon

Lajme E premte, 24 Korrik 2026 15:51
Rrëzimi nga Gjykata, kryebashkiaku Veliaj: E prisnim këtë vendim, beteja vazhdon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës Administrative për të mos marrë në shqyrtim kërkesën e tij për verifikimin e emërimit të prokurorit Ols Dado në detyrë. ”Sot u provua ajo që ne kishim paralajmëruar më parë: gjykata refuzoi t’i nënshtrojë shqyrtimit gjyqësor pyetjen që tashmë është në qendër të debatit publik, nëse Olsi Dado është emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës. Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej. Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv në gjykatë, me argumentin se Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë nuk kanë interes të ligjshëm të kërkojnë kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të një funksionari shtetëror, i cili ka ndërhyrë drejtpërdrejt mbi të drejtat e tyre kushtetuese”, tha Veliaj përmes një reagimi në Facebook.

Postimi i plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 31 minutash
Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Para 2 orësh
Ministri Demo: Teknologjia po identifikon protestuesit e dhunshëm, Policia ka video

Ministri Demo: Teknologjia po identifikon protestuesit e dhunshëm, Policia ka video

Para 2 orësh

Të nderuar përfaqësues të medias, sot u provua ajo që ne kishim paralajmëruar më parë: gjykata refuzoi t’i nënshtrojë shqyrtimit gjyqësor pyetjen që tashmë është në qendër të debatit publik, nëse Olsi Dado është emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës. Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv në gjykatë, me argumentin se Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë nuk kanë interes të ligjshëm të kërkojnë kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të një funksionari shtetëror, i cili ka ndërhyrë drejtpërdrejt mbi të drejtat e tyre kushtetuese. Po nëse nuk ka interes të ligjshëm personi ndaj të cilit janë ushtruar përgjime, kontrolle, sekuestrime, masa sigurimi dhe kufizime të lirisë personale, atëherë kush e ka? Nëse nuk legjitimohet qytetari që pretendon se këto masa janë marrë nga një person pa atributet ligjore për t’i ushtruar ato, atëherë praktikisht nuk legjitimohet askush.

Logjika e këtij vendimi çon në pasoja absurde. Asnjë qytetar që ndalohet, kontrollohet, gjobitet, i hiqet prona apo arrestohet nga një person që paraqitet si funksionar shtetëror nuk mund t’i kërkojë gjykatës të verifikojë nëse ai kishte realisht atributet ligjore për ta ushtruar atë funksion. Ky është, në thelb, mesazhi juridik i vendimit të sotëm. Sigurisht që ne e prisnim dhe e kishim paralajmëruar këtë rezultat. Jemi të bindur se shmangia e shqyrtimit në themel ishte e vetmja mënyrë për të mos u përballur me pyetjen qendrore të këtij procesi: a është emëruar Olsi Dado në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës? Kjo është pyetja që gjykata refuzoi të dëgjojë dhe t’i përgjigjet.

Ne sapo kemi përfunduar hapin e parë të kësaj beteje. Ajo që nisi si një çështje për ligjshmërinë e ushtrimit të funksionit të një prokurori, sot ka marrë përmasa shumë më të mëdha. Sot nuk është më në diskutim vetëm statusi i një funksionari publik. Në diskutim është aftësia e vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve për të pranuar kontroll edhe mbi veten. Nuk mund të kërkosh besimin e qytetarëve, nëse nuk pranon të njëjtat standarde kontrolli që ua imponon atyre edhe mbi veten. Nuk mund të kërkosh respekt vetëm sepse mban mbi shpatulla një togë të zezë me xhufkë të kuqe. Autoriteti i drejtësisë buron nga legaliteti, por ruhet nga legjitimiteti moral dhe institucional që fitohet duke zbatuar të njëjtat standarde për të gjithë, pa përjashtim.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mjetet ligjore. Sepse kjo nuk është më vetëm çështja e një prokurori. Është çështja që do të tregojë se çfarë drejtësie ka zgjedhur të ndërtojë Republika e Shqipërisë: një drejtësi që pranon të kontrollojë edhe veten, apo një drejtësi që pretendon të jetë mbi çdo kontroll kushtetues.
Për ne, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është shumë më e rëndësishme se çdo proces individual.
Faleminderit!
Av. Plarent Ndreca
Mbrojtes i z. Erion Veliaj

Etiketat e lidhura

erion veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 31 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 45 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.