Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëzohen amendamentet e PD për Vjosë-Nartën, Balla: Po mbrojmë mjedisin, vitin tjetër fluturim Vlorë-Strasburg

Lajme E enjte, 9 Korrik 2026 15:40
Rrëzohen amendamentet e PD për Vjosë-Nartën, Balla: Po mbrojmë mjedisin, vitin tjetër fluturim Vlorë-Strasburg
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mazhoranca dhe deputetët e Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit kanë rrëzuar dy amendamente që kanë të bëjnë me zonën e mbrojtur Vjosa-Narta dhe imunitetin parlamentar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas socialistëve të dyja këto çështje pasqyrohen në Rezolutën e Parlamentit Europian dhe i janë bashkëngjitur këtij këshilli, pa qenë nevoja për t’u bërë pjesë e rezolutës që u shtrua për diskutim në Komitet. Në amendamentin për zonat e mbrojtura përmendet sërish vendosja e një moratoriumi për lejet e ndërtimit, term i miratuar edhe në rezolutën e Parlamentit Europian.

Mund t'ju interesojë

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 3 orësh
Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Para 4 orësh
VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz me xhama të zinj?

VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz...

Para 4 orësh

“Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosa–Narta tregojnë pasojat praktike të ndryshimeve ligjore që prekin zonat e mbrojtura. Ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve”, thuhet në amendamentin e rrëzuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur në këtë mbledhje, bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla, tha se: “Në legjislacionin tonë nuk ka një zonë që quhet Vjosa- Narta. Është një park I Vjosës dhe një I Nartës, nuk është park I përbashkët. E di për luftën e mirë që keni bërë për parkun e Vjosës, është zonë e mbrojtur 100%. Keni bërë një ankesë lidhur me aeroportin e Vlorës. Aty ka pasur një aeroport shumë kohë më parë dhe është ndërtuar nga italianët fatkeqësisht. Ne na nevojitet një aeroport në Jug dhe kjo s’ka të bëjë me çështjet mjedisore, por ka të bëjë me konkurrencën. E dimë pse disa thonë që Shqipëria nuk duhet të ketë aeroport në Jug. Shpresoj që vitin që vjen të fluturojmë nga Vlora në Strasburg. Do propozoj që takimi të bëhet në Vlorë dhe të realizoni një mision fakt-mbledhës bashkë, jo për të bërë politikë dhe për të ndarë lajme në mediat sociale”.

“Objektivi ynë është që të promovojmë turizëm të qëndrueshëm, sepse kemi nevojë për më shumë vende pune. Jemi gjithashtu të bindur që të thithim investime dhe do të mbrojmë të gjitha aspektet mjedisore. Është e rëndësishme që të shikohet gjithë kuadri, mbrojtja mjedisore dhe rritja ekonomike shkojnë paralel me njëra-tjetrën, dhe kjo është mënyra për të shkuar drejt një Shqipërie më të zhvilluar dhe më të gjelbër. Dezinformimi është një luftë që duhet ta luftojme bashkërisht”, vijoi ai.

Amendamentet e rrëzuara

8a (i ri). Rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kuadrit kushtetues të Shqipërisë dhe duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe procedurat ligjore të përcaktuara, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara. Shpreh shqetësim për vendimet e Kuvendit dhe komentet publike të zyrtarëve shtetërorë në lidhje me hetimet ndaj ish-zyrtarëve publikë dhe deputetëve, përfshirë rastet kur veprime të tilla rrezikojnë të ndërhyjnë ose të cenojnë pavarësinë e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Gjithashtu thekson se vendimet për heqjen e imunitetit duhet të udhëhiqen nga standardet evropiane, veçanërisht nga opinionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

12a (i ri). Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosa–Narta tregojnë pasojat praktike të ndryshimeve ligjore që prekin zonat e mbrojtura. Ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të ligjit të ndryshuar “Për Zonat e Mbrojtura” dhe të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës.

Etiketat e lidhura

Taulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.