FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohen ankimimet, Flamur Noka dhe Elda Hoti nuk do të shkelin në Kuvend

Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimet e deputetëve të PD-së Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të Sekretariatit të Etikës.

Dy deputetët kishin kundërshtuar masat disiplinore të vendosura ndaj tyre, por Byroja e Kuvendit vendosi të mos pranojë ankimimet e paraqitura. Sekretariati i Etikës kishte vendosur përjashtimin e Flamur Nokës nga punimet e Kuvendit për 20 ditë, si dhe përjashtimin e Elda Hotit për 10 ditë, për shkelje të rregullores së brendshme.

Vendimi konfirmon masat e mëparshme disiplinore, duke i lënë në fuqi përjashtimet ndaj dy deputetëve demokratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi abstenoi gjatë votimit, ndërsa deputeti i PD-së Belind Këlliçi votoi në favor të ankimimeve të paraqitura nga Noka dhe Hoti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundër rrëzimit të ankimimeve votuan Blendi Klosi, Saimir Hasalla, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu dhe Klodiana Spahiu, duke mbështetur lënien në fuqi të masave disiplinore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?