Rrëzohet vendimi “burg i përjetshëm”, ndaj Dajtit
Nure Dreni dhe kryesuesja Saida Dollan, duke konstatuar shkelje proceduriale, vendosën kthimin e dosjes për rigjykim. Në sallën e gjyqit, gjyqtarët nuk lexuan arsyetimin e vendimit, pasi thanë se do të zbardhet gjatë ditëve në vazhdim. Me vendimin e Gjykatës së Apelit, i pandehuri Dritan Dajti do të nis procesin gjyqësor nga fillimi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krime të Rënda. Pas 280 seancave dhe burgimit të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, procesi ndaj të pandehurit Dritan Dajti rinis nga e para. Ndaj Dajtit u dhanë katër dënime me burg të përjetshëm, mbi vrasjen e 4 policëve, ngjarje e ndodhur në vitin 2009, në Durrës.Gjykatësi i Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti e dënoi Dajtin në 23 korrik 2014, me katër burgime të përjetshme. Prej disa vitesh, gjyqi nga Dajtit u bllokua, teksa asnjë nga avokatët mbrojtës i caktuar nga Gjykata, nuk merrte përsipër për ta mbrojtur atë në gjyq. Dritan Dajti më 7 gusht 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj në aksionin për arrestimin e tij në Plazhin e Durrësit. Dajti ishte në kërkim pas arratisjes së bujshme nga Gjykata e Faktit në Tiranë, ku rigjykohej për vrasjen e një biznesmeni të ndërtimeve.