Rriten shkëmbimet tregtare mes Kosovë -Serbi, dyfishim eksportesh

eksportet

Tensionet e here pas herëshme, gjuha e ashpër dhe konfliktet midis Serbisë dhe Kosovës, duke se nuk kanë ndikuar në marrëdhëniet mes sipërmarrjeve të këtyre vendeve.

Referuar të dhënave më të fundit zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës lidhur me tregtinë e jashtme për muajin Nëntor 2016, vihet re se eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 16,6 milion €, ose (51.7%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (68.9%).

Të dhënat tregojnë se partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Serbia (22.1%), Shqipëria (12.6%), Maqedonia (11.8%), dhe Mali i zi (3.3%).  Edhe sa i përket volumit të importeve me vendet e CEFTA, shteti serb renditet sërish në vendin e parë. Konkretisht, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin Nëntor 2016, arritën në total në 65,6 milion €, ose (27.9%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (4.0%).

Vendet me pjesëmarje më të lartë për import janë: Serbia (14.0%), Maqedonia (5.6%), Shqipëria (4.1%) dhe Bosnje&Hercegovina (3.6%). Po të bëjmë një karahasim midis muajit Nëntor 2015 dhe Nëntor 2016, vihet re se eksportet me Serbinë janë dyfishuar duke u rritur nga 3.3 milion euro në 7.1 milion euro. Po ashtu, edhe importet Kosovë-Shqipëri,  po të krahasojmë të dy periudhat, kanë pasur rritje me rreth 2 milion euro, ndërsa në vlerë totale paraqiten shumë të larta, në rreth 32 milion euro gjatë Nëntorit 2016.  /scan

SHKARKO APP