Rritet buxheti për arsimin, ja si do ndahen paratë
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 62 miliard lekë këtë vit, fondi për edukimin (pas sportin tashmë) rritet në mbi 64 miliardë gjatë 2026-s
Arsimi bazë është gati 37 miliardë lekë, ndjekur nga arsimi universitar dhe ai i mesëm. Pjesa tjetër e parave shkon për shkencën dhe zhvillimin e sportit.
Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin vitin e ardhshëm do të jetë sa më pak se 2.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2026-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë.
Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

