Rritet rimbursimi i barnave, FSDKSH rimburson farmacitë me mbi 574 mln lekë

Rritet rimbursimi i medikamenteve në muajin nëntor për farmacitë në vlerën e 574 milionë lekëve.

Një shifër kjo që ka pësuar rritje të ndjeshme krahasuar me një muajin tetorin, kur vlera e rimbursimit ishte 414 milionë lekë.

Farmacitë e Tiranës në këtë muaj janë rimbursuar me rreth 212 milionë lekë, duke bërë që të jetë një rimbursim më i lartë se dy muajt paraardhës, shtatorin që vlera ishte195 milionë lekë dhe tetorin që kjo vlerë ishte 119 milionë lekë.

Berati ka pësuar një rritje të rimbursimit me 10 milionë, kështu nga 15 milionë në tetor në nëntor është rimbursuar me 25 milionë.

Rrethi i Durrësit ka pësuar rritje me 8 milionë duke shkuar në nëntor në vlerën e 40 milionëve. Rrethi i Elbasanit  ka kapur vlerën e 50 milionë lekëve për rimbursim gjatë nëntorit, duke shënuar kështu një rritje me 14 milionë lekë krahasuar me një muaj më parë.

Shkodra, Fieri dhe Korça qëndrojnë pothuajse në të njëjtat vlera të rimbursimit përkatësisht me 43 milionë,  46 dhe 39 milionë lekë.

Në muajin tetor rrethi i Tropojës a qenë ai me rimbursimin më të ulët në vlerën e 1.4 milionë lekë, por që gjatë muajt nëntor shkon në vlerën e 3.7 milionë lekëve.

Por edhe pse ka pësuar një rritje të lehtë, rrethi i Tropojës vazhdon të mbetet rrethi me rimbursimin më të ulët. Rrethi i Gjirokastrës ishte surpriza e vlerës së rimbursuar për muajin tetor, ku edhe pse vlera e rimbursimit në total kishte një ulje të ndjeshme ky rreth kishte përfituar dyfishim të rimbursimit në 14 milionë lekë.

Sa i përket muajt nëntor farmacitë janë rimbursuar me 5.5 milionë lekë. Rrethe të tjera me vlerë të ulët rimbursimi janë Kukësi me 6.6 milionë dhe Saranda me 7.2 milionë lekë./scan

SHKARKO APP