Rritja e çmimit të energjisë, ERE diskuton sot propozimet

Konkretisht, fjala është për tre aplikimet e bëra nga KESH, OST dhe OSHEE, mbi ndryshimin e tarifimit të produkutit të energjisë. Ja kërkesat e secilit prej këtyre operatorëve:

-Aplikimi i KESH sha për përcaktimin e tarifës së energjisë elektrike për furnizuesin publik me shumicë për vitin 2015

-Aplikimi i OSHEE-së për rishikimin e tarifave për aktivitetet e shpërndarjes dhe të furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike për vitin 2015

– Aplikimi i OST-së për tarifën e shërbimit të trasmetimit të energjisë elektrike për vitin 2015.

 Dhe teksa në zbatim të ligjit “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” kompanitë publike kanë aplikuar pranë ERE-së për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve të energjise dhe çmimet e konsumatorëve fundorë për vitin 2015, Bordi i Komisionerëve të ERE, bazuar në ligjin e sipërcituar si dhe në Rregullat e Praktikës dhe Procedurat e ERE-s”, ka miratuar fillimin e procedurave për shqyrtimin e këtyre aplikimeve për miratimin e tarifave të reja.

 

 

 

SHKARKO APP