Rritja e çmimit të naftës, Rama: Do ndërhyjë shteti që të lehtësojë barrën e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën me gazetarët edhe për rritjen e çmimit të naftës. Rama tha se shteti do të ndërhyjë për të lehtësuar barrën e qytetarëve në lidhje me çmimin e karburanteve.

“Unë e kam shprehur që kur kemi bërë mbledhjen e parë të Asamblesë së shumicës qeverisë pas zgjedhjeve që një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror, një forcë publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore.

Sot Shqipëria ka aeroportin më të suksesshëm të Ballkanit. Ne ishim jashtë harte fare, por sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit por është Tirana dhe kjo është një arritje. Keqardhje për të gjithë ata që na duan të vdekur, por sa më shumë ne na duan të vdekur ne do ringjallemi. Besoj se shumë shpejt do të japim shembullin se si edhe në tregun e naftës gjërat do ndryshojnë. Duke vënë në dispozicion garancitë, do të jetë shumë më e lehtë për të pasur marrëveshje me kompani që e shpërndajnë naftën që të kemi qëndrueshmëri afatgjatë”, tha Rama ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7192 (61.4%)
Jo 4524 (38.6%)

Vota totale: 11716