Rruga Berat-Ballaban, Rama: Pjesa kryesore e punimeve është përfunduar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga rruga Berat-Ballaban dhe shprehet se “punimet për realizimin e projektit po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse”.

“Pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore është përfunduar. Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike; vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale; instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail).

Punimet po vijojnë me intensitet, drejt përfundimit të plotë të projektit dhe krijimit të një infrastrukture rrugore më të sigurt dhe funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorëve të zonave përreth”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?