Rruga e Arbrit, Haxhinasto: Në bisedime me një kompani kineze

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës inspektoi urën e re mbi lumin Mat, një investim me vlerë 210 milion lekë ku u kërkua respektim të afatave të përfundimit dhe cilësi në punime. Haxhinasto hodhi idenë e shndërrimit të urës ekzistuese në pedonale.

“Jemi duke parë mundësinë e disa ndryshimeve të vogla në p rojekt të cilat do ti japin edhe urës së vjetër një funksion të ri. Një zbukurim estetik i urës së vjetër dhe për përdorim pedonal”, tha Haxhinasto.

I pyetur mbi përfundimin e rrugës së Arbërit, Ministri Haxhinasto shpjegoi se po bisedohet për një angazhim koncensionar të një kompanie kineze.

“Për të përfunduatr rrugën e Arberit, po bëjmë gjithcka që arrijmë një marrëveshje me një kompani kineze qe është e gatshme të angazhohet në mënyrë koncensionare për të përfunduar segmentin kryesor.”

Afati i përfundimit të urës së re të Matit me gjatësi 100 metra është maj 2015.

SHKARKO APP