Rruga e Kombit, Balla: Të rihapen hetimet, u vodhën 240 milionë dollarë

Deputeti socialist, Taulant Balla, duke iu referuar raportit të KLSH­së tha se vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë me rrugët, ka ndodhur në këtë rrugë.

Sipas Ballës, kryetari i PD Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Transporteve, ia ka hedhur duke mos shkuar në Porkurori pasi kishte nxjerë raporte mjekësore.

Ai tha se sipas raportit të KLSH­së, Basha ka vjedhur 240 milionë dollarë.

“Vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë me rrugët, është rruga Durrës­Kukës, ku kryetari aktual i ShQUP­it është i akuzuar. Çështja është mbyllur se Luli ka qënë sëmurë dhe nuk është paraqitur në prokurori për 240 milionë dollarë që ka vjedhur. Ka çuar raporte mjekësore. Kam këtu dhe një kallëzim penal që dua t’ia kujtoj Prokurorit të Përgjithshëm se nuk flihet më mbi dosje.

Kam dosjen e Rdivan Bodes dhe Sherefedin Shehu që bënë të mundur gjetjen e kredisë për rrugën, për këtë rrugë, për rrugën e Lulit.

Të fillojë hetimi dhe për Ridvanin e Sherefedinin që gjetën  paratë. Kur të gjykohet kjo çështje atëherë ka bërë punën e vet Prokuroria. Akuzat i referojmë nga raportet e KLSH­së”, deklaroi Balla.

Sa i përket rrugës Tiranë­Elbasan, Balla tha se dhe në këtë rrugë janë hedhur para pa projekte.

Sipas deputetit socialist po rishikohet marrëveshja, dhe nga 407 milionë dollarë do të kushtojë 300 milionë dollarë.

“Jam krenar për ta riparë këtë marrëveshje, sepse Saliu kishte planifikuar 100 milionë dollarë më shumë për këtë rrugë. Do diskutojmë këtë marrëveshje për t’a riparë dhe për t’i hequr 100 milionë dollarë. Ndryshojmë vlerën totale nga 407 milionë dolarë, në 300 milionë dollarë. Problemi tjetër është lënia rugëve e rrugëve të Saliut”, deklaroi Balla.

Sipas tij rrugët nga qeveria e kaluar janë bërë pa projekt, dhe pa një studim gjeologjik.

SHKARKO APP