Ruçi mesazh për 5 Majin: Shqipëria është mbi gjithçka, ja pse jam krenar

Legjionarët e lirisë dhe progresit shoqëror i ka quajtur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dëshmorët e vendit, të cilët nderohen sot në këtë 5 Maji, në kushte të pazakonta për shkak të izolimit nga koronavirusi.

“Sot buqeta me lule të freskëta në Monumentin “Nënë Shqipëri” është përbetimi se Shqipëria meriton gjithshka dhe është mbi gjithshka”- shkruan Ruci ne mesazhin e tij, duke shtuar se “Unë jam krenar që kontribuova që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre”

Mesazh i Kryetarit të Kuvendit

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dita e Dëshmorëve të Atdheut është ndër ditët më të shënuara të kombit. Është dita kur Shqipëria përkujton vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë dhe mbrojtjen e saj. Çdo komb krenohet me të rënët për lirinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka vyrtyt më të lartë për një shoqëri se sa nderimi për dëshmorët. Dëshmorët nuk janë thjesht krenaria e të kaluarës, ata janë mesagjerët e të ardhmes. Qëndrimi ndaj dëshmorëve është shenjë e emancipimit dhe qytetërimit të shoqërisë.

Çdo kohë ka pasur luftëtarët, vetmohuesit dhe dëshmorët e saj. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është kuitesenca e luftrave çlirimtare të popullit shqiptar dhe dëshmorët e saj janë legjionarët e legjonarëve të lirisë dhe progresit shoqëror.

Jeta e tyre është shkrirë në jetën e Shqipërisë. Heroizmi i tyre e fisnikëroi më tepër Shqipërinë.

Sot buqeta me lule të freskëta në Monumentin “Nënë Shqipëri” është përbetimi se Shqipëria meriton gjithshka dhe është mbi gjithshka.

Vite më parë, i përkujtonim dëshmorët bashkë me nënat e tyre. Sot kemi midis nesh mbesat, nipat e stërnipat e tyre. Kjo është dialektika e jetës. Familjet shqiptare do të ruajnë përjetësisht kujtimin dhe nderimin për të rënët për atdheun dhe lirinë.

Unë jam krenar që kontribuova që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre.

Sot shërbimi për atdheun kërkon mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe ne i jemi kushtuar me gjithshka”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?