Rudolph Giuliani i munguar
Këto zgjedhje lokale, po e bëjnë edhe më të vështirë zgjedhjen e qytetarit për kandidatin e ardhshëm për kryetar bashkie të qytetit edhe për faktin se në media fushata ka përfshirë edhe pena të botës akademike, të cilët me polemikën për të ardhmen e qyteteve tona nuk janë kursyer edhe me sharje banale ekstra elektorale për të nxjerrë dufin e tyre jo parimor dhe klientelist të politikës së ditës.Në këtë kakofoni zërash të jetosh në qytetet tona është bërë e pamundur, gjen të njëjtin fjalor: “s’ka ujë, ndriçim,rrugë pa asfalt,shkolla me 45 nxënës në klasë e betoni po na i merr frymën me pallatet shumë katëshe si fjetore”.Po t’i kujtojmë transformimet e shoqërisë shqiptare dhe bumin e industrisë së ndërtimit diku në fillim vitet 2000 e gjejmë shumë shpejt përgjigjen e kësaj situate.Politika e ligjbërësve shqiptarë të asaj kohe dhe të kësaj kohe i krijoi kushtet kësaj anomalie urbane me nxjerrjen e ligjeve për qeverisjen vendore dhe gjoja filozofinë e autonomisë vendore.Po ecte si me porosi(politike) një biznes i kompanive të ndërtimit, a thua se kishin gjetur Eldoradon.Koha e tregoi se në këto 24 vjet ne si shoqëri, jo vetëm gabuam,bëmë një faj po se po, por nuk u ngritëm e t’i thonim ndal ndërtimeve apo dhe legalizimeve të ndërtimeve pa leje,nuk gjetëm forcën politike për të na frymëzuar drejt një shteti ligjor edhe pse në nisje do të ishte në numër e vogël, por me një kauzë të madhe. Poraështë thjesht një fenomen shqiptar kjo situatë, apo modeli qyteteve tona?
Përgjigjen do ta gjente gjithkush tek ai njeri i cili e ka lexuar librin “UDHËHEQJA” e RUDOLPH GIULIANI, Kryebashkiaku i Nju –Jorkut.Rudolph Giuliani na e tregon se sa e pashpresë ishte gjendja në Nju-Jorkun e krimit dhe të begatisë së Amerikës,një qytet që kish jetuar ditët e tij më të mira dhe tani nuk kishte shpresë për t’u ndrequr.”Daily Neës” dhe gazeta të tjera lokale raportonte se 59% e njujorkezëve thoshin se do ishin larguar nga qyteti nëse do të kishin mundësi.Të gjithë drejtuesit ndikohen nga ata që adhurojnë.Biografia e Uinston Çurçillit dhe e Dagllas MekArturi ishinqë tëdy trima të jashtëzakonshëm dhe gojëtarë të shkëlqyer.Mendova për njerzit e Londrës qëpërballonin bombardimet e pamëshirshme dhe vazhdonin jetën e tyre.Mendova për shumë njerëz në Izraelin e sotëm,që bëjnë të njëjtën gjë.Kjo më rringjalli një ndjenjë të fortë, se amerikanët do ta kapërcenin edhe këtë sfidë.Rudolfo, ky italian i ardhur në Amerikë qysh para 100 vjetësh,shprehet, se janë idetë ato që na bëjnë amerikanë.Tek këto ide të Abraham Linkolnit, i cili thoshte se prova përamerikanizmin nuk ishte rrënja familjare,por se sa ai besonte te Amerika.Sepse ne jemi si njëfe vërtet.Njëfeshekullare.Ne besojmëte idetë dhe idealet.Ne nuk jemi një rracë, jemi shumë, ne nuk jemi një grup etnik,ne jemi secili prej tyre, ne nuk flasim vetëm një gjuhë, ne jemi gjithçka që kanë këta njerëz.Dhe këto janë idetëte të cilat u mbështeta,kur ishte koha që duhej të drejtoja, si pas 11 shtatorit, ashtu dhe kohë më parë tregon Giuliani.Në faqen 72 të librit kemi njeriun kandidat Rudolphi, i cili kishte përball një kryebashkiak demokrat si Dinkinsin i rizgjedhur 3 herë.Ai thotë, se vedosatë mësoja gjithçka që të mundja për qeverisjen e qytetit tëNju-Jorkut.Për fat të keq nuk ka asnjë libër që të të tregojë mënyrën se si të bëhesh kryetar bashkie.Natyrisht lexova shumë për politikat bashkiake dhe mësova shumë prej tyre gjatë rrugës simetë parë për në detyrë.Por ajo që dëshiroja, një program të përgjithshëm akademik që të shtqyrtonte idetë e reja më të mira dhe të mësonte yçklat e qeverisjes së një qyteti, nuk ekzistonte.Kështu që unë e bëra një të tillë.Mblodha së bashku të gjitha ato gjëra që mund të përshkruhen si rruga për t’u bërë kryetar bashkie.E nisa së pari me leximet e mia dhe duke pyetrur autorë,profesorë dhe zyrtarë të zgjedhur,për shtatë apo tetë muaj me rradhë,sipas mënyrës sime.Nisëm organizimin e seminareve me specialiastë të fushave të ndryshme dhe i pyesnim: ”Nëse unë do të isha kryetar bashkie, çfarë do të më propozonit të bëja?” Në fillim nuk kisha besim se do të vinin specialistët për drejtimin e këtyre seminareve.Ne pamë se njerzit ishin të gatshëm që tëna ndihmonin.Kjo”shkollë për kryetar” ishte jashtëzakonisht e vlefshme për mua.Meqë isha marrë me hetime dhe gjyqe për korrupsion e njihja strukturën e qeverisjes dhe mënyrën se si tëluftoja ose të zbuloja hajdutët, por nuk dija shumë për strehimin, ose mbi taksat.Seminaret,jo vetëm që më mësuan për këto fusha,por më dhanë mundësinë që të mendoja, se sit’i trajtoja ato. Programet e ndryshme,që unë zbatova e kishin fillesën në këto seminare.Ky leksion për kandidatët shqiptarëështë i panjohur.
Rëndësia e takimit të mëngjesit është edhe një pjesë e suksesit të Rudolphit.Gjatë gjithë kohës si kryetar bashkie kam munguar në shumë pak takime të tiila dhe vetëm atëherëkur një detyrim tjetër pengonte detyrimisht pjesmarrjen time.Unëe quaj atë gurin themeltar të fuksionimit të mirë në çdo sistem,veçanërisht të atyre të ndërlikuarve. Qëllimi kryesor i takimit tëmëngjesit ishte të merrja situatat e ditës në dorë dhe t’u paraprija rastësive.Takimi i mëngjesit ishte thelbi i mënyrës sime të administritmit.Ai shërbente për shumë qëllime: vendimarrja,komunikimi,madje edhe shoqërizim, por mbi të gjitha më mbante në dijeni. Takimi i mëngjesit tregonte se shefi i ekzekutivit ishte përgjegjës dhe se çdokush tjetër mund të ishte përgjegjës.Shembujt janë të shumtë se sa punë janë zgjidhur me takimin e mëngjesit.Kur do të hapej një klub striptizmi, në një lagje ku banorët protestonin me anë të referndumit. Mediat shkruanin se klubi ishte me letra të rregullta.Unë pyeta,nëse Departimenti i Ndërtesave kishte kontrolluar nëishte në rregull me të gjitha ndërtimet me leje.I kërkova Xho Rozit, kryetarit të planifikimit të qytetit,të zbulonte,jo vetëm kush ishte regjistruar si pronar,por edhe kush e zotëronte realisht vendin.Vitet që kisha kaluar si prokuror më kishin mësuar se emri mbi letër nuk përputhej gjithmonë me historinë e plotë.
Punët e vogla përpiqesha t’i zgjidhja sa më shpejt të ishte e mundur. Të siguroja një fitore sa mëtë pastër dhe vendimtare.Nuk ishte e domosdoshme, që ajo të ishte një nismë e madhe,madje zakonisht është më mirë,nëse problemi është i vogël, kështu mund të kuptohet mëlehtë e të ketë një zgjidhje të qartë.Kjo u jep njerëzve shpresë dhe lejon që zgjedhësit,punonjësit,madje edhe kritikët,të kuptojnë se veprimi dhe ndryshimi pozitiv vlejnë më shumë se një kritikë.Qëllimi ishte të ndryshoja opinonin e njerëzve, se Nju –Jorku ishte një vend i rrezikshëm.Por nuk mund ta bëja këtë menjëherë.Ne sulmuam menjëherë krimin, por e denonim se duhej kohë që të merrnim rezultate.Nëse krimi po pakësohej,por sasia ekzistuese e përplasjeve dhe ngatërresave, e urinimit nëpër rrugë dhe e problemeve të tjera të cilësis së jetës mbeteshin të njëjta,ne kurrë nuk do të kishim një element bindës që jeta po përmisohej.Prandaj ideja për të trajtuar problemin e njerëzve që bezdisnin të tjerët u shfaq i pari për zgjidhje.Në atë kohë kishte persona që bezdisnin njerëzit nëpër makinat e ndaluara te semafori i kuq,ose në trafikspërkatnin xhamin e tyre të përparmë dhe fillonin ta fshinin me një leckë të pistë,me ndonjë gazetë ose shkop tëmbështjellë me rroba,ne i quanim ata “njerzit fshesë”. Pasi bënte pastrimin “njeriu fshesë” dhe i “kërkonte “pagesën shoferit ndonjeherë edhe duke e kërcënuar.Shoferët që mohonin mund të kishin problem me xhamin e përparmë ose mund të hanin shkelma në derën e makinës.Kjo formë kërcënimi një nga objektivat e para,sepse veçanërisht njerëzit “fshesë” ishin goxha të rrezikshëm afër urave dhe tuneleve.Ndalimi i “fshesave” ishte diçka për të cilën unë dyshoja se do të zgjidhej lehtë,-nënvizonGiuliani dhe se do të kishte një ndikim të dukshëm dhe të menjëhershëm.Departamenti I policisë thoshte se dëbimi i këtyre njerëzve nuk mund të bëhej,sepse nuk kishin “bazë ligjore”.Kur zbresin nga trotuaretdhe enden nëpër rrugë,ata shkelin ligjin.Ju duhet t’i prisnisecilit prej tyre nga një biletë gjobë.Pasi ta marrin këtë fletë gjobe,ju mund të hetoni cilët janë ata,nëse kanë sigurime e kështu me rradhë.Nëse ata kërcënojnë mund t’i arrestoni.Rreth një javë më pas Bretoni i departamentit të policisë më tha, se jo vetëm mund t’i arrestonin, por dhe problemi po i dukej edhe më i lehtë. Ai kreu një hetim dhe zbuloi se ishin vetëm afro 180 njerëz “fshesë”. Askush nuk mund ta besonte këtë.Vlerësimet thoshin se ishin rreth dymijë.Kështu ne filluam të shkruajmë thirrje për gjyq për këta djem dhe zbuluam se shumë prej tyre kishin precedent për ushtrim dhune dhe krime ndaj pasurisë. Shkurtimi I taksave ishte një fushë tjetër,ku ne siguruam një fitore tjetër të “vogël fillestare”. Kur u zgjodha për herë të parë taksat e hotelit në Nju -Jork ishin më të lartat në Amerikë,ndoshta edhe në botë.Kjo ishte rrënuese për turizmin,një nga industritë kryesore të qytetit.Në ditët e mia të para si kryetar bashkie i dërgova një letër Guvernatorit MarioM.Kuomo, e cila u nënshkrua nga ekzekutivët e disa shteteve fqinje,ku kërkoja shfuqizimin e taksës shtetërore 5% e cila ishte vendosur në vitin e parë të administrimit të paraadhësit tim.Unë e kisha ulurkëtë taksë për Nju-Jorkun nga 6% në 5%.Ky ishte një hap i vogël,pornga pikëpamja simbolike, i rëndësishëm. Askush në Nju-Jork nuk kujtonte të ishte ulur ndonjëherëndonjë taksë dhe unë doja të përcillja mesazhin e fuqishëm se taksa më të ulëta do ta nxisnin mjaftueshëm biznesin.Një sondazhi “Neë Jork Times”, në nëntor të 1993-shit, tregoi që 60% e banorëve të State Ajlend-it donin të shkëputeshin nga qyteti i Nju-Jorkut.I shkëputur nga administrata e mëparshme, u takova me Gay Molinarin,president i qytezës së State Ajlend dhe një mbështetës i imi, ku i kërkova të më nxiste nisma të dukshme që administrata ime mund t’i përmbushte shpejt.Pa nguruar Gay m’u përgjigj: “Lejo makinat nëpër tragete”.Brenda disa javësh ne i lejuam makinat të hipnin aty. Ideja e një pune të lodhshme me gjërat e vogla zbatohet,jo vetëm për krimet,por për të gjitha sfidat me të cilat përballet një drejtues.Shkarravinat na japin një tjetër ilustrim të këtij koncepti.Shikoni Nju-Jorkun në filmat e viteve 1970-1980 dhe do tëvini re se gjithë qyteti ishte i mbushur me shkarravina.Nënkalimet dhe autobuzët ishin mbushur veçanërisht me to.Të përballurit me një problem të tillë me të cilin fajësoheshim,por ndaj të cilit nuk kishim kontroll të plotë, unë vendosa të ngre një grup pune,ku të përfshiheshinnjëzet agjenci. U shpjeguam atyre, se shkarravinat ishin një sfidë për tëgjithë qytetin,jo vetëm për policinë, por edhe për Departamentin e Transportit.Kështu Departamenti i Higjenës u udhëzua:,për shembull se nuk mund nxirrte makinat e veta mbuluar me shkarravina në rrugë.Duhet të organizonim grupe nga komuniteti dhe të siguronim bojë për ata që donin të ndihmonin pronarët e dyqaneve për të fshirë muret dhe dritaret që ishin mbuluar me shkarravina.Filloi bashkëpunimi me autoritetet e transportit, që vareshin nga qeveriadhe shkëmbyem informacione për lëngjet pastruese dhe për teknikat e rreja shkarravitëse që kishin përdorur vandalët.Ndihmuam me patrullime në vendet ku këto autoritete mbanin trenat dhe autobuzët e tyre.
R.Giuliani mëton tëna tregojë, se rëndësia e zhvillimit të bindjeve të forta është një nga arsyet e suksesit të një politikani jashtë sferës së politikës.Ata që e kanë kaluar jetën e tyre në politkëmë shumë bëhen artistë të mirë, sesa mendimtarë të mirë.Ata e humbin ndjenjën e kujdesit.Njerëzit e rinj që shkojnë drejtpërdrejtë në politkë,shpesh e humbasin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike.Së pari duhet të zhvillosh bindjet.Më pas duhet t’i komunikosh ato.Së fundiduhet të veprosh.Idetë qëformojnë bazën e drejtimit tënd mund të zhvillohen në disa rrugë.Disa vijnë prej prindërve të tu, ashtu si më kanë ardhur mua.Të tjerat vijnë nga miqtë,mësuesit,klerikët,madje edhe rivalët.Një shembull i mirë kësaj ishte sistemi i shkollës publike.Ajo çka duhej të bënte sistemi ishte edukimi i miliona njerëzve sa më mirë që të ishte e mundur.Në vend të kësaj,ai ekzistonte për të mbajtur sa më shumë njerëz në punë dhe për t’i ruajtur këto vende pune,pavarësisht nga situata e sistemit arsimor të Nju-Jorkut.Nuk duhet thënë, se nuk kishte njerëz profesionistë në çdo nivel të sistemit.Kishte,por këtu qëndronte dhe turpi i tij.Ata që ishin njerëz me shpirt,ishin të vetmit që vuanin më shumë.Sëpari, bëra që mbikqyrësit e shkollave menaxherët që merreshin me shqyrtimin e gjërave kryesore, të pranonin sistemin e pagesës sipas meritës dhe t’u jepnin fund vendeve të “garantuara” të punës.Praktikova të njëjtën disiplinë,kur shqyrtova qëllimin e spitaleve të Nju-Jorkut, pyeta pse ekzistonin ata.Në shumicën e qyteteve, rreth 5% e shtretërve të spitaleve janë në shërbim të bashkisënë Nju-Jork.Ky numër ishte 20-25%. Për fat të keq sindikata të fuqishme politike,që përfaqësonin punonjësit e spitaleve,kishte bërë që qëllimi kryesor indërrmarrjes të ishte punësimi isa më shumë njerëzve.Sistemi spitalor kishte aq shumë njerëz të punësuar në të,saqë m’u deshta pakësoja me 12 mijë njerëz,që të ulja parazitizmin.Në mënyrë ironike këta njerëz kujdeseshin në mënyrë imagjinare për shtretër bosh.Të caktosh shumë njerëz për të bërë të njëjtën detyrë,do të thotë të ulësh në mënyrë të ndjeshme cilësinë e punës.Ula një deficit rutinë,pajisa me të gjitha mjetet spitalet dhe shkurtova përgjysëm kohën e pritjes për kujdesin para lindjes.Aështë gjë e mirë të shtosh disa kirugë në një operacion?Apo mëshumë pilotë në kabinën e avionit?Çdo sistem fuksionon më mirë,kur aty punojnë aq njerëz sa duhet dhe të gjitha paratë shtesë mund të përdoren për të ringritur këtë punë dhe për të shpërblyer më të mirët.Giulianit i pëlqejnë statistikat.Me metodën statistikore R.Giuliani arriti të ketë rezultate të shkëlqyera në uljen e kriminalitetit në Nju Jork.Përqëndrimi i shpejtë i policëve në zonat me turbullira ishte mënyra më e mirë për të luftuar krimin.Një nga armët e forta të R.Giulianit ishte dhe përzgjedhja e stafit dhe besimi që ai u jepte njerëzve.Kishte një taktikë që gjërat të mos dilnin në “Pazar” dhe të shqyrtoheshin problemet pa u fshehur brenda mureve të bashkisë.Shembulli kur Giulianit iu desh të mbronte Xhejk Menxhesin, Zëvendëskryetar për Operacionet, i cili u ndesh me mediat televizive, për shkak të një fyerje që i bëri një këshilltari të shkollës së Bekonit.Po ashtu iu desh të mbante në punë komisionerin novator Krist Lin, shumëi përfolur në media.Kristi futi në përdorim ligjin e të drejtajve të udhëtarëve”për një xhiro”, të afishuar në çdo taksi dhe paraqiste çdo gjë të drejtë një udhëtari- një taksi e pastër-një shofer që nuk pi cigare,ajër të kondicionuar,njohuri të rrugëve të Nju –Jorkut.Ai vuri harta në pjesën e prapme të taksive dhe organizoi kurse gjuhe për shoferët që nuk flisnin anglisht.Gjithashtu krijoj një program që u kërkonte udhëtarëve një tarifë fikse për rrugët nga qyteti në aeroport.Kështu udhëtarët ishin të sigurtë, që shoferi nuk po i sillte vërdallë me xhiro të panevojshme:- citon R.Giuliani. Nuk është e mjaftueshme për një udhëheqës që të marrë e të japë besnikëri.Besnikëria ka kuptim,kur vendoset si kulturë në të gjithë organizatën.Dukshëm bie në sy aspekti njerëzor i Kryebashkiakut të Nju-Jorkut si në përballjen e tij me kancerin,por edhe në përfshirjen e tij në rrethana gëzimesh e hidhërimesh.Postulati:”Martesat me dëshirë, funeralet me detyrim”,është lajmotiv i qenies së tij.Rrëzimet e avionëve dukej se ishin bërë pjesë e jetës së qytetit gjatë tetë vjetëve kur isha bërë kryetar bashkie.Politika ime e të qenit atynë kohëra të vështira u vu në provëpas sulmeve ndaj QBT.Shkalla ekësaj ngjarjeje, numri i familjeve që kishin nevojë për ngushëllim dhe ndihmë ishte i paparë.Shpejt fillova të përqendrohem te rëndësiae mbajtjes mend të emrave mundësisht e atyre që kishin humbur jetën, veçanërisht e atyre që kishin vdekur në përpjekje për të shpëtuar të tjerët.Kudo kishte nga gjashtë deri në njëzet funerale çdo ditëdhe unë mundohesha që të merrja pjesëpersonalishtnë të paktën gjashtë prej tyre.
Mesazhi elektoral “Unë e dua Nju –Jorkun” në zgjedhjet e vitit 1993 u pasua 4 vjet më vonë në rizgjedhjen Rudolpf Giulianit me një tjetër parrull “Mrekullia e Nju- Jorkut.Ji pjesë e tij”Këto parrulla të zgjuara dhe tërheqëse tregonin se shpirti Nju- Jorkut do të vazhdonte të jetonte.
Të dua Tiranë apo Kukës a Sarandë,Tropojë apo Gjirokastër i kemi dëgjuar këto parrulla edhe ne këto 24 vjet në Shqipëri, por ti kthesh në mrekullira ku shpirti i shqiptarit të ndjehet me shpresë se edhe këto do vazhdojnë të jetojnë.
Përgatiti: Kastriot Kotoni